bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 2018
/
Isaiah 51
Isaiah 51
Albanian 2018
← Chapter 50
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 30
Chapter 31
Chapter 32
Chapter 33
Chapter 34
Chapter 35
Chapter 36
Chapter 37
Chapter 38
Chapter 39
Chapter 40
Chapter 41
Chapter 42
Chapter 43
Chapter 44
Chapter 45
Chapter 46
Chapter 47
Chapter 48
Chapter 49
Chapter 50
Chapter 51
Chapter 52
Chapter 53
Chapter 54
Chapter 55
Chapter 56
Chapter 57
Chapter 58
Chapter 59
Chapter 60
Chapter 61
Chapter 62
Chapter 63
Chapter 64
Chapter 65
Chapter 66
Chapter 52 →
1
Më dëgjoni, ju që ndiqni pas drejtësinë, ju që kërkoni Zotin, shikoni shkëmbin, prej të cilit u pretë, gropën e gurores, prej së cilës dolët.
2
Shikoni Abrahamin, atin tuaj, dhe Sarën që ju lindi! I vetëm ishte kur e thirra, por e bekova dhe e shtova.
3
Kështu Zoti do ta ngushëllojë Sionin, do të ngushëllojë të gjitha rrënojat e tij. Shkretëtirën e tij do ta bëjë si Edenin, djerrinën e tij porsi kopshtin e Zotit. Në të do të dëgjohen gëzim e hare, falënderime e tinguj këngësh.
4
Dëgjomë me kujdes, o populli im, vëmë vesh, o kombi im! Se prej meje do të dalë ligji, drejtësinë time do ta bëj dritë për popujt.
5
Afër është drejtësia ime, mbërriti shpëtimi im! Krahu im do të gjykojë popujt, ujdhesat tek unë do të shpresojnë, në krahun tim do të shpresojnë.
6
Ngrijini sytë lart në qiell, vështroni tokën poshtë. Qiejt do të davariten si tymi, toka do të vjetrohet si rroba, banorët e saj si vemja do të vdesin. Por shpëtimi im do të mbetet përjetë, drejtësia ime nuk do të thyhet kurrë.
7
Dëgjomëni, pra, ju që e njihni drejtësinë, ti, o popull, që ligjin tim e ke në zemër! Mos kini frikë nga fyerjet e njerëzve, mos u trembni nga sharjet e tyre.
8
Sepse tenja do t'i brejë si rrobën, mola do t'i hajë si leshin. Por drejtësia ime do të mbetet përjetë, shpëtimi im, brez pas brezi.
9
Zgjohu, zgjohu, ngjishu me fuqi ti, o krahu i Zotit! Zgjohu si në ditët e moçme, si në breznitë e kahershme! A nuk ishe ti që e copëtove Rahabën, që tejpërtej e shpove përbindëshin?
10
A nuk ishe ti që e thave detin, ujërat e humnerës së thellë, që fundin e detit e bëre udhë, për të kaluar ata që shpengove?
11
Të shpërblyerit e Zotit do të kthehen, do të vijnë në Sion duke brohoritur, gëzimi do të jetë përherë mbi kokat e tyre, do t'i pushtojë gëzimi e hareja, dhimbja e rënkimi do të marrin fund.
12
Unë, unë jam ai që të ngushëllon, kush je ti që trembesh nga njeriu i vdekshëm, nga biri i njeriut që është si bari?
13
E ke harruar Zotin, që të krijoi, që shtriu qiejt e themeloi tokën. Gjithë ditën je përherë i frikësuar prej furisë së shtypësit, që është bërë gati të të shkatërrojë. Po përse është zemëruar vallë shtypësi?
14
I robëruari i kërrusur shpejt do të çlirohet, në gropë nuk do të vdesë e buka s'do t'i mungojë.
15
Unë jam Zoti, Perëndia yt, që e trand detin e i buçasin valët, Zot i ushtrive është emri i tij.
16
Fjalët e mia i vura në gojën tënde, me hijen e dorës sime të mbulova. Unë, që mbolla qiejt e tokën themelova, unë i them Sionit: «Ti je populli im».
17
Zgjohu, zgjohu, ngrihu, o Jerusalem, ti që prej dorës së Zotit kupën e zemërimit të tij pive, që pive kupën e trullosjes, e pive sa e kullove krejt.
18
Nuk ka kush të të udhëheqë ndër bijtë që ke lindur, s'ka kush të të marrë për dore ndër bijtë që ke rritur.
19
Dy të këqija të kanë gjetur, kujt do t'i vijë keq për ty? Rrënim e shkatërrim, uri e shpatë, kush do të të ngushëllojë?
20
Bijtë e tu janë tretur e po dergjen në krye të çdo rruge, si antilopa e zënë në lak, mbushur plot me zemërimin e Zotit, plot me kërcënimin e Perëndisë tënd.
21
Prandaj, dëgjoje këtë, o e mjerë, o e dehur, por jo me verë.
22
Kështu thotë Zoti, Zoti e Perëndia yt, ai që mbron çështjen e popullit tënd: Ja, po ta heq nga dora kupën e trullosjes, llumin e kupës së zemërimit tim. Më prej saj nuk do të pish.
23
Do t'ua vë në dorë atyre që të kanë pikëlluar, atyre që ty të thoshin: «Shtrihu përtokë që të kalojmë mbi ty». E ti urë e bëje shpinën tënde, porsi udhë për kalimtarët.
← Chapter 50
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 30
Chapter 31
Chapter 32
Chapter 33
Chapter 34
Chapter 35
Chapter 36
Chapter 37
Chapter 38
Chapter 39
Chapter 40
Chapter 41
Chapter 42
Chapter 43
Chapter 44
Chapter 45
Chapter 46
Chapter 47
Chapter 48
Chapter 49
Chapter 50
Chapter 51
Chapter 52
Chapter 53
Chapter 54
Chapter 55
Chapter 56
Chapter 57
Chapter 58
Chapter 59
Chapter 60
Chapter 61
Chapter 62
Chapter 63
Chapter 64
Chapter 65
Chapter 66
Chapter 52 →
All chapters:
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31
32
33
34
35
36
37
38
39
40
41
42
43
44
45
46
47
48
49
50
51
52
53
54
55
56
57
58
59
60
61
62
63
64
65
66