bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 2018
/
Isaiah 24
Isaiah 24
Albanian 2018
← Chapter 23
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 30
Chapter 31
Chapter 32
Chapter 33
Chapter 34
Chapter 35
Chapter 36
Chapter 37
Chapter 38
Chapter 39
Chapter 40
Chapter 41
Chapter 42
Chapter 43
Chapter 44
Chapter 45
Chapter 46
Chapter 47
Chapter 48
Chapter 49
Chapter 50
Chapter 51
Chapter 52
Chapter 53
Chapter 54
Chapter 55
Chapter 56
Chapter 57
Chapter 58
Chapter 59
Chapter 60
Chapter 61
Chapter 62
Chapter 63
Chapter 64
Chapter 65
Chapter 66
Chapter 25 →
1
Ja, Zoti po e shkatërron tokën, të shkretë po e bën, faqen e saj po e shëmton, banorët po ia hapërdan.
2
Do t'i ndodhë e njëjta gjë popullit e priftit, shërbëtorit e zotërisë, shërbëtores e zonjës, blerësit e shitësit, huadhënësit e huamarrësit, atij që jep e atij që merr.
3
Toka do të shkatërrohet krejt, pa mëshirë do të plaçkitet, se këtë fjalë e ka thënë vetë Zoti.
4
Në zi është toka, lëngon ajo, po venitet bota, po lëngon, lëngojnë edhe fisnikët e popullit të dheut.
5
Prej banorëve të saj është ndotur toka, sepse ligjet i kanë shkelur, rregullat i kanë shpërfillur, besëlidhjen e amshuar e kanë thyer.
6
Prandaj e ka përpirë tokën mallkimi e banorët e saj vuajnë ndëshkimin. Prandaj po shuhen banorët e tokës e kanë mbetur kaq pak njerëz.
7
Vajton mushti, lëngon vreshti, rënkojnë gjithë sa u gëzonte zemra.
8
Reshti hareja e dajres, u ndal brohoritja e kremtuesve, ëmbëlsia e harpës pushoi.
9
S'pinë më verë duke kënduar, e hidhur është pija për atë që e pi.
10
Qyteti i rrënuar u shkatërrua krejt, u mbyll çdo shtëpi, që të mos hyjë kush.
11
Ankohen nëpër sheshe se nuk ka verë, gëzimi është errur, hareja e tokës është zhdukur.
12
Në qytet ka mbetur veç rrënimi, porta është thyer e është copëtuar.
13
Se kështu do të ndodhë në tokë, midis popujve do të ngjajë, sikurse me ullirin kur shkundet, siç mblidhen kokrrat pas vjeljes.
14
Zërin do ta ngrenë, për madhështinë e Zotit do të këndojnë, nga deti do të brohorasin.
15
Prandaj lavdërojeni Zotin në lindje, në ujdhesat e detit emrin e Zotit, Perëndisë së Izraelit.
16
Në skajet e tokës dëgjojmë lavde. «Lavdi të drejtit!», thonë. Por unë thashë: «I gjori unë! I shkreti unë! I mjeri unë!». Të pabesët kanë thyer besën, të pabesët kanë vepruar me pabesi.
17
Tmerri, gropa e laku valëviten mbi ty, o banor i tokës!
18
Kush do të shpëtojë nga tmerri, do të bjerë në gropë dhe atë që do të dalë nga gropa, do ta zërë laku, se do të hapen kanatet e qiellit e do të tranden themelet e tokës.
19
Thellë do të çahet toka, dheu do të kriset krejt, bota do të trandet fort.
20
Do të dridhet pareshtur si i dehuri, do të lëkundet si kasollja. Rëndë peshon mbi të paudhësia, do të bjerë e s'do të ngrihet më.
21
Atë ditë do t'i ndëshkojë Zoti ushtritë qiellore atje lart në lartësi e mbretërit e tokës këtu mbi dhe.
22
Do të mblidhen bashkë, do të burgosen në gropë, në burg do të mbyllen e pas shumë ditësh do të ndëshkohen.
23
Do të skuqet hëna, do të turpërohet dielli, se në malin e Sionit e në Jerusalem Zoti i ushtrive do të mbretërojë, dhe lavdia e tij do të shkëlqejë para pleqësisë.
← Chapter 23
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 30
Chapter 31
Chapter 32
Chapter 33
Chapter 34
Chapter 35
Chapter 36
Chapter 37
Chapter 38
Chapter 39
Chapter 40
Chapter 41
Chapter 42
Chapter 43
Chapter 44
Chapter 45
Chapter 46
Chapter 47
Chapter 48
Chapter 49
Chapter 50
Chapter 51
Chapter 52
Chapter 53
Chapter 54
Chapter 55
Chapter 56
Chapter 57
Chapter 58
Chapter 59
Chapter 60
Chapter 61
Chapter 62
Chapter 63
Chapter 64
Chapter 65
Chapter 66
Chapter 25 →
All chapters:
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31
32
33
34
35
36
37
38
39
40
41
42
43
44
45
46
47
48
49
50
51
52
53
54
55
56
57
58
59
60
61
62
63
64
65
66