bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 2018
/
Isaiah 13
Isaiah 13
Albanian 2018
← Chapter 12
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 30
Chapter 31
Chapter 32
Chapter 33
Chapter 34
Chapter 35
Chapter 36
Chapter 37
Chapter 38
Chapter 39
Chapter 40
Chapter 41
Chapter 42
Chapter 43
Chapter 44
Chapter 45
Chapter 46
Chapter 47
Chapter 48
Chapter 49
Chapter 50
Chapter 51
Chapter 52
Chapter 53
Chapter 54
Chapter 55
Chapter 56
Chapter 57
Chapter 58
Chapter 59
Chapter 60
Chapter 61
Chapter 62
Chapter 63
Chapter 64
Chapter 65
Chapter 66
Chapter 14 →
1
Profecia kundër Babilonisë, që pa Isaia, biri i Amosit.
2
Mbi një mal të zhveshur ngrini flamurin, lëshojuni kushtrimin e bëjuani me dorë, që të hyjnë nëpër dyert e fisnikëve.
3
Të shenjtëruarve të mi u kam dhënë urdhër e trimat i kam thirrur, që të vënë në jetë zemërimin tim, ata që krenohen me madhështinë time.
4
Një zë turme nëpër male, i ngjan një morie të shumtë, ushtojnë mbretëritë, kombet e bëra tok; Zoti i ushtrive po mbledh ushtrinë për të bërë luftë!
5
Vijnë nga një vend i largët, nga skajet e qiellit vijnë Zoti dhe armët e zemërimit të tij, tokën mbarë për të shkatërruar.
6
Vajtoni, se po afron dita e Zotit, si shkatërrim prej të gjithëpushtetshmit po vjen!
7
Prandaj të gjitha duart po ngathen, gjithë njerëzit po i lëshon zemra.
8
Do të tmerrohen, do të dridhen, dhimbjet do t'i pushtojnë, do të përpëliten si gruaja që lind, me tmerr do të shohin njëri-tjetrin, fytyrat do t'u përflaken.
9
Ja, po vjen dita e Zotit, mizore dhe e furishme, plot zemërim përvëlues, për ta kthyer vendin në shkretëtirë, mëkatarët për t'ia zhbirë.
10
Yjet e qiellit, bashkë me yjësitë, më nuk do të ndriçojnë, sapo të lindë, dielli do të erret e hëna dritë më s'do të bëjë.
11
Do ta ndëshkoj botën për ligësinë e saj e të paudhët për fajet e tyre, do t'i jap fund mburrjes së kryelartëve, do ta hedh poshtë kryeneçësinë e gjakatarëve.
12
Njeriu do të jetë më i rrallë se ari i kulluar, njerëzia më e rrallë se ari i Ofirit.
13
Do ta bëj qiellin të trandet e toka do të tundet nga vendi, prej zemërimit të Zotit të ushtrive ditën e shpërthimit të furisë së tij.
14
Do të ndodhë si me sutën që e ndjekin pas, si me delet që kanë mbetur pa bari. Gjithkush do të kthehet te populli i vet, gjithkush do t'ia mbathë drejt vendit të vet.
15
Kush kapet, do të tejshpohet, kush zihet, do të bjerë nga shpata.
16
Fëmijët do t'ua copëtojnë para syve, shtëpitë do t'ua plaçkitin, gratë do t'ua dhunojnë.
17
Ja, kundër tyre do të ngre medët, të cilët argjendin nuk e çmojnë e arin nuk e dëshirojnë.
18
Me hark do t'ua vrasin të rinjtë, për foshnjat në bark s'do të kenë mëshirë, as për fëmijët s'do të duan t'ia dinë.
19
Babilonia, më e bukura ndër mbretëritë, lavdia e krenarisë së kaldenjve, si Sodoma e Gomorra do të bëhet, kur ta përmbysë Perëndia.
20
Në të nuk do të rrijë më kush, e pabanuar do të jetë brez pas brezi, atje arabët nuk do të ngrenë më tenda e barinjtë s'do të ndalen me bagëtitë.
21
Veç egërsirat e shkretëtirës do të rrinë atje, shtëpitë e tyre do të mbushen me huta, zogjtë e strucit do të gjejnë atje strehë, dhitë e egra do të hedhin valle.
22
Në banesat e saj do të hingëllijnë hienat, çakejtë në pallatet e saj të shtrenjta. Koha e saj s'do të vonojë të vijë, ditët e saj nuk kanë për të zgjatur.
← Chapter 12
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 30
Chapter 31
Chapter 32
Chapter 33
Chapter 34
Chapter 35
Chapter 36
Chapter 37
Chapter 38
Chapter 39
Chapter 40
Chapter 41
Chapter 42
Chapter 43
Chapter 44
Chapter 45
Chapter 46
Chapter 47
Chapter 48
Chapter 49
Chapter 50
Chapter 51
Chapter 52
Chapter 53
Chapter 54
Chapter 55
Chapter 56
Chapter 57
Chapter 58
Chapter 59
Chapter 60
Chapter 61
Chapter 62
Chapter 63
Chapter 64
Chapter 65
Chapter 66
Chapter 14 →
All chapters:
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31
32
33
34
35
36
37
38
39
40
41
42
43
44
45
46
47
48
49
50
51
52
53
54
55
56
57
58
59
60
61
62
63
64
65
66