bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 2018
/
Isaiah 49
Isaiah 49
Albanian 2018
← Chapter 48
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 30
Chapter 31
Chapter 32
Chapter 33
Chapter 34
Chapter 35
Chapter 36
Chapter 37
Chapter 38
Chapter 39
Chapter 40
Chapter 41
Chapter 42
Chapter 43
Chapter 44
Chapter 45
Chapter 46
Chapter 47
Chapter 48
Chapter 49
Chapter 50
Chapter 51
Chapter 52
Chapter 53
Chapter 54
Chapter 55
Chapter 56
Chapter 57
Chapter 58
Chapter 59
Chapter 60
Chapter 61
Chapter 62
Chapter 63
Chapter 64
Chapter 65
Chapter 66
Chapter 50 →
1
Dëgjomëni, o ujdhesa, bëni kujdes, o popuj të largët! Zoti më thirri që në ngjizje, e kujtoi emrin tim që kur isha në bark të nënës.
2
Gojën time e bëri si shpata e mprehtë, nën hijen e dorës së tij më mbajti fshehur, më bëri të jem një shigjetë që shndrin, në kukurën e vet ai më fshehu.
3
E më tha: «Ti je shërbëtori im, o Izrael, në të cilin do të dëftej lavdinë time».
4
E unë thashë: «Më kot u mundova, më kot i shterova fuqitë e mia, e drejta ime është pranë Zotit, shpërblimi im është te Perëndia im».
5
Kështu thotë tani Zoti, ai që më dha trajtën e shërbëtorit të vet që në barkun e nënës, për të kthyer tek ai Jakobin, për të mbledhur rreth tij Izraelin. U bëra i lavdishëm në sytë e Zotit, Perëndia im u bë fuqia ime.
6
Ai më tha: «Tepër pak është të jesh shërbëtori im, për të ringritur fiset e Jakobit, për të rikthyer tepricën e Izraelit. Po të caktoj si dritë të popujve, që të jesh shpëtimi im deri në skajet e tokës».
7
Kështu i thotë Zoti, shpenguesi i Izraelit, i shenjti i Izraelit, atij që e përbuzin njerëzit, atij që e përçmojnë kombet, skllavit të sundimtarëve: Mbretërit do të shohin e do të ngrihen në këmbë, princat do të bien përmbys, për shkak të Zotit, që është besnik, të shenjtit të Izraelit, që të zgjodhi ty.
8
Kështu thotë Zoti: Në kohën e duhur të jam gjendur, ditën e shpëtimit të kam ndihmuar. Të kam ruajtur, të kam caktuar të jesh besëlidhja e popullit, që vendin ti ta përtërish, që të rindash trashëgimitë e shkatërruara,
9
për t'u thënë të burgosurve: «Dilni!», atyre që janë në errësirë: «Shfaquni!». Përgjatë udhëve do të kullotin, kullotat do t'i kenë mbi çdo kodër të zhveshur.
10
Nuk do të kenë uri, nuk do të kenë etje, nuk do t'u bjerë as vapa e as dielli, se do t'u prijë ai që ka mëshirë për ta, nëpër burime ujërash do t'i çojë.
11
Gjithë malet e mia në udhë do t'i kthej, rrugët e mia të mëdha më lart do t'i ngre.
12
Ja, këta do të vijnë nga larg, ata nga veriu e perëndimi, të tjerë nga dheu i Sinimit.
13
Ngazëlloni, o qiej, gëzohu ti, o tokë, brohoritni ju, o male, se Zoti e ngushëllon popullin e vet, është i mëshirshëm me të varfrit e tij.
14
Sioni tha: «Më braktisi Zoti, Zoti më ka harruar».
15
A mund ta harrojë gruaja foshnjën e vet e të mos i dhimbset fryti i barkut të vet? Por edhe sikur ato të harronin, unë ty nuk të harroj!
16
Ja, të kam gdhendur mbi pëllëmbët e duarve të mia, muret e tua gjithmonë para syve i kam.
17
Bijtë e tu po vijnë me nxitim, ata që të rrënuan e të shkatërruan po ikin prej teje.
18
Ngriji sytë rreth e qark e shiko, të gjithë po mblidhen e po vijnë te ti! Pasha jetën time, kumton Zoti, do t'i veshësh të gjithë si stoli, porsi nusja do të ngjishesh me ta.
19
Se rrënojat e gërmadhat e tua, bashkë me vendet e tua të shkretuara, të ngushta do të jenë tani për banorët e tu, ndërsa ata që të përpinin, larg do t'ia mbathin.
20
Edhe bijtë e atyre që t'i kishin rrëmbyer do të të thonë në vesh: «Tepër i ngushtë është ky vend për mua, më bëj vend, që të mund të banoj».
21
Atëherë ti do të thuash në zemër: «Po këta prej kujt më lindën? Unë nuk mund të lindja dhe shterp isha, në mërgim dhe dëbuar kam qenë. Po këta kush i rriti? Ja, unë kisha mbetur vetëm, këta, vallë, nga më dolën?».
22
Kështu thotë Zoti Perëndi: Ja, do ta ngre dorën drejt kombeve, për nga popujt do ta ngre flamurin. Në krahë do t'i sjellin atëherë bijtë e tu, bijat e tua do t'i mbajnë mbi supe.
23
Mbretërit do të jenë birësuesit e bijve të tu, princeshat e tyre, mëndeshat e tua. Me fytyrë përdhe do të përkulen para tyre, do të lëpijnë pluhurin e këmbëve të tua. Atëherë do ta dish se unë jam Zoti, ata që shpresojnë në mua s'do të turpërohen.
24
A mund t'i merret vallë preja të fortit? A mund të shpëtojë i drejti prej robëruesit?
25
Se kështu thotë Zoti: Robërit do t'i merren edhe të fortit, preja do t'i rrëmbehet tiranit. Kundërshtarëve të tu do t'u kundërvihem e bijtë e tu do t'i shpëtoj.
26
Ata që të shtypin do t'i bëj të hanë mishin e vet, si me musht me gjakun e vet do të dehen. Çdo qenie atëherë do ta dijë se unë jam Zoti, shpëtimtari yt, jam shpenguesi yt, i fuqishmi i Jakobit.
← Chapter 48
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 30
Chapter 31
Chapter 32
Chapter 33
Chapter 34
Chapter 35
Chapter 36
Chapter 37
Chapter 38
Chapter 39
Chapter 40
Chapter 41
Chapter 42
Chapter 43
Chapter 44
Chapter 45
Chapter 46
Chapter 47
Chapter 48
Chapter 49
Chapter 50
Chapter 51
Chapter 52
Chapter 53
Chapter 54
Chapter 55
Chapter 56
Chapter 57
Chapter 58
Chapter 59
Chapter 60
Chapter 61
Chapter 62
Chapter 63
Chapter 64
Chapter 65
Chapter 66
Chapter 50 →
All chapters:
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31
32
33
34
35
36
37
38
39
40
41
42
43
44
45
46
47
48
49
50
51
52
53
54
55
56
57
58
59
60
61
62
63
64
65
66