bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 2018
/
Isaiah 2
Isaiah 2
Albanian 2018
← Chapter 1
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 30
Chapter 31
Chapter 32
Chapter 33
Chapter 34
Chapter 35
Chapter 36
Chapter 37
Chapter 38
Chapter 39
Chapter 40
Chapter 41
Chapter 42
Chapter 43
Chapter 44
Chapter 45
Chapter 46
Chapter 47
Chapter 48
Chapter 49
Chapter 50
Chapter 51
Chapter 52
Chapter 53
Chapter 54
Chapter 55
Chapter 56
Chapter 57
Chapter 58
Chapter 59
Chapter 60
Chapter 61
Chapter 62
Chapter 63
Chapter 64
Chapter 65
Chapter 66
Chapter 3 →
1
Fjala, që Isaia, biri i Amosit, pa në vegim për Judën dhe Jerusalemin.
2
Do të ndodhë në ditët e ardhshme, që mali i shtëpisë së Zotit do të hedhë rrënjë mbi majat e maleve, përmbi kodra do të lartësohet e kombet mbarë do të vërshojnë drejt tij.
3
Shumë popuj do të vijnë e do të thonë: «Ejani të ngjitemi në malin e Zotit, në shtëpinë e Perëndisë së Jakobit, që udhët e tij të na i mësojë, që shtigjeve të tij të ecim». Se prej Sionit do të dalë ligji, prej Jerusalemit fjala e Zotit.
4
Ai do ta bëjë gjyqin ndërmjet kombeve, ai do të shpallë vendim për shumë popuj. Do t'i farkëtojnë shpatat e do t'i bëjnë plugje, heshtat në drapërinj do t'i kthejnë. Kombi kundër kombit s'do ta ngrejë shpatën, për luftë më nuk do të ushtrohet kush.
5
Ejani, o ju të shtëpisë së Jakobit, le të ecim në dritën e Zotit!
6
Ti e ke braktisur popullin tënd, shtëpinë e Jakobit, se, ja, plot me doke lindore janë mbushur, plot me shortarë, njëlloj si filistinët, krah për krah me bijtë e të huajve janë lidhur.
7
Toka u është mbushur me argjend e ar, thesaret e tyre nuk kanë të sosur, vendin e kanë plot me kuaj, qerret e tyre nuk kanë të numëruar.
8
Plot e kanë tokën edhe me idhuj, adhurojnë veprën e duarve të veta, çfarë kanë punuar me gishtat e tyre.
9
Prandaj njeriu është përulur, çdonjëri është poshtëruar, por ti mos i fal!
10
Hyr në shkëmb, fshihu në pluhur, para tmerrit të Zotit, para shkëlqimit të madhërisë së tij.
11
Vështrimi krenar i njeriut do të përulet, kryelartësia e njerëzve do të poshtërohet, atë ditë do të lartësohet vetëm Zoti.
12
Se Zoti i ushtrive e ka caktuar një ditë, kundër çdo krenari e kryelarti, kundër kujtdo që mbahet me të madh, për ta poshtëruar,
13
kundër gjithë cedrave të Libanit, të lartë e madhështorë, kundër gjithë lisave të Bashanit,
14
kundër gjithë maleve të larta, kundër gjithë kodrave të ngritura,
15
kundër çdo kulle të lartë, kundër çdo muri të fortifikuar,
16
kundër gjithë anijeve të Tarshishit, kundër gjithë lundrave të shtrenjta.
17
Krenaria e njeriut do të përulet, kryelartësia e njerëzve do të poshtërohet, atë ditë do të lartësohet vetëm Zoti
18
e idhujt do të zhduken krejt.
19
Do të struken nëpër shpellat e shkëmbinjve e nëpër guvat e tokës, para tmerrit të Zotit, para shkëlqimit të madhështisë së tij, kur të ngrihet për të trandur tokën.
20
Atë ditë do t'ua hedhin minjve e lakuriqëve të natës idhujt prej argjendi e prej ari që i kishin bërë vetë për t'i adhuruar.
21
Do të struken nëpër të çarat e shkëmbinjve e nëpër zgavrat e shkrepave, para tmerrit të Zotit, para shkëlqimit të madhërisë të tij, kur të ngrihet për të trandur tokën.
22
Mjaft shpresuat te njeriu, në flegrat e tij ka veç frymë. Ç'vlerë mund të ketë ai?
← Chapter 1
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 30
Chapter 31
Chapter 32
Chapter 33
Chapter 34
Chapter 35
Chapter 36
Chapter 37
Chapter 38
Chapter 39
Chapter 40
Chapter 41
Chapter 42
Chapter 43
Chapter 44
Chapter 45
Chapter 46
Chapter 47
Chapter 48
Chapter 49
Chapter 50
Chapter 51
Chapter 52
Chapter 53
Chapter 54
Chapter 55
Chapter 56
Chapter 57
Chapter 58
Chapter 59
Chapter 60
Chapter 61
Chapter 62
Chapter 63
Chapter 64
Chapter 65
Chapter 66
Chapter 3 →
All chapters:
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31
32
33
34
35
36
37
38
39
40
41
42
43
44
45
46
47
48
49
50
51
52
53
54
55
56
57
58
59
60
61
62
63
64
65
66