bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 2018
/
Isaiah 28
Isaiah 28
Albanian 2018
← Chapter 27
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 30
Chapter 31
Chapter 32
Chapter 33
Chapter 34
Chapter 35
Chapter 36
Chapter 37
Chapter 38
Chapter 39
Chapter 40
Chapter 41
Chapter 42
Chapter 43
Chapter 44
Chapter 45
Chapter 46
Chapter 47
Chapter 48
Chapter 49
Chapter 50
Chapter 51
Chapter 52
Chapter 53
Chapter 54
Chapter 55
Chapter 56
Chapter 57
Chapter 58
Chapter 59
Chapter 60
Chapter 61
Chapter 62
Chapter 63
Chapter 64
Chapter 65
Chapter 66
Chapter 29 →
1
Mjerë kurora e lavdishme e të dehurve të Efraimit, lulja e vyshkur e bukurisë së tij madhështore, që rri mbi kryet e luginës pjellore, të marrë mendsh prej verës.
2
Ja, Zoti ka një njeri të fortë e të fuqishëm, si stuhia e breshrit, si furtuna shkatërruese, si vërshimi i ujit të furishëm e rrëmbyes, me një dorë mbi tokë e përplas.
3
Me këmbë do të shkelmohet kurora e lavdishme e të dehurve të Efraimit.
4
Lulja e vyshkur e bukurisë së tij madhështore, që rri mbi kryet e luginës pjellore, do të jetë porsi fiku i pjekur para vere, që e sheh dikush, e këput me dorë dhe e përlan.
5
Atë ditë Zoti i ushtrive do të jetë kurora e lavdisë, ai do të jetë diadema plot shkëlqim për tepricën e popullit të tij.
6
Do të jetë shpirti i drejtësisë për gjykatësin, fuqia e atyre që e sprapsin sulmin te porta.
7
Por, edhe këta janë trullosur prej verës, prej pijes dehëse u merren këmbët. Prifti e profeti janë trullosur prej pijes dehëse, janë çoroditur prej verës. Janë të trullosur prej pijes së fortë, të përhumbur në vegime, të lëkundur në gjykime.
8
Gjithë tryezat e tyre janë plot me të vjella e ndyrësi; vend më në to nuk ka.
9
«Por kujt do t'ia mësonte urtinë?», pyesin. «Kujt do t'ia shtjellonte lajmin? Atyre që sapo janë zvjerdhur, atyre që sapo u është hequr gjiri?
10
Se paska urdhër pas urdhri, urdhër pas urdhri, e rregull pas rregulli, rregull pas rregulli, pak këtu e pak atje».
11
Me buzë që belbëzojnë e me gjuhë të huaj këtij populli do t'i flasë.
12
Ai vetë u kishte thënë: «Ja ku do të gjeni prehje! Vërini të lodhurit këtu të prehen, këtu do të gjeni prehje». Por ata s'deshën të dëgjonin.
13
Por për ta fjala e Zotit ishte urdhër pas urdhri, urdhër pas urdhri, e rregull pas rregulli, rregull pas rregulli, pak këtu e pak atje, që të shkonin e të binin përmbys, që të bëheshin copë e çikë, t'i zinte laku e të kapeshin.
14
Prandaj dëgjojeni fjalën e Zotit, o njerëz shpotitës, ju, që mbi popullin tim sundoni në Jerusalem.
15
«Kemi bërë besëlidhje me vdekjen», thoni, «Me skëterrën kemi bërë marrëveshje, që kur të vijë përmbytja e madhe, të mos na prekë aspak, se për strehë kemi gënjeshtrën, mashtrimin, vendstrehim».
16
Prandaj kështu thotë Zoti Perëndi: Ja, në Sion do të vë një gur, gur të sprovuar, gur qosheje, gur të çmuar, gur themeli. E kush të besojë në të, nuk ka pse ngutet.
17
Të drejtën do ta bëj matës, drejtësinë plumbç. Por strehën e gënjeshtrës do ta rrënojë breshri, vendstrehimin do ta përmbytin ujërat.
18
Besëlidhja juaj me vdekjen do të zhvlerësohet, marrëveshja juaj me skëterrën s'do të qëndrojë. Kur të kalojë rrebeshi përmbytës, keni për t'u shkelur prej tij.
19
Sa të kalojë, para do t'ju marrë, do të kalojë çdo mëngjes, do të kalojë ditë e natë. Vetëm tmerri do ta përhapë lajmin.
20
Tepër i shkurtër do të jetë shtrati për t'u shtrirë, tepër e ngushtë mbulesa për t'u mbuluar.
21
Zoti do të ngrihet si në malin e Peracimit, zemërimi i tij do të ndizet si në luginën e Gibeonit, për të kryer veprën e tij, veprën e tij të padëgjuar, për të bërë punën e tij, punën e tij të pazakontë.
22
E tani reshtni së përqeshuri, që të mos ua shtrëngojnë më fort prangat, se kam dëgjuar prej Zotit, Zotit të ushtrive, urdhrin e shkatërrimit të mbarë vendit.
23
Mbani vesh e dëgjojeni zërin tim, dëgjojeni me kujdes fjalën time.
24
A lëron çdo ditë bujku për të mbjellë? A e plugon dhe e prashit çdo ditë arën?
25
Pasi ia rrafshon sipërfaqen, a nuk mbjell ai kopër, a nuk hedh farën e kuminit? A nuk e mbjell nëpër vija farën e grurit e të elbit, thekrën anëve të arës?
26
Perëndia e udhëzon atë, ai ia mëson udhën e drejtë.
27
Kopra nuk shihet me shirëse, kumini nuk shtypet me rrotë qerreje, por kopra rrihet me thupër e kumini me shkop.
28
Gruri bluhet, por jo tërë kohën, edhe pse e shijnë mirë e mirë. Kalon mbi të rrota e qerres, por thundra e kalit s'e thërrmon.
29
Edhe kjo vjen prej Zotit të ushtrive, që jep këshilla të mrekullueshme, që ka dije madhështore.
← Chapter 27
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 30
Chapter 31
Chapter 32
Chapter 33
Chapter 34
Chapter 35
Chapter 36
Chapter 37
Chapter 38
Chapter 39
Chapter 40
Chapter 41
Chapter 42
Chapter 43
Chapter 44
Chapter 45
Chapter 46
Chapter 47
Chapter 48
Chapter 49
Chapter 50
Chapter 51
Chapter 52
Chapter 53
Chapter 54
Chapter 55
Chapter 56
Chapter 57
Chapter 58
Chapter 59
Chapter 60
Chapter 61
Chapter 62
Chapter 63
Chapter 64
Chapter 65
Chapter 66
Chapter 29 →
All chapters:
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31
32
33
34
35
36
37
38
39
40
41
42
43
44
45
46
47
48
49
50
51
52
53
54
55
56
57
58
59
60
61
62
63
64
65
66