bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 2018
/
Isaiah 29
Isaiah 29
Albanian 2018
← Chapter 28
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 30
Chapter 31
Chapter 32
Chapter 33
Chapter 34
Chapter 35
Chapter 36
Chapter 37
Chapter 38
Chapter 39
Chapter 40
Chapter 41
Chapter 42
Chapter 43
Chapter 44
Chapter 45
Chapter 46
Chapter 47
Chapter 48
Chapter 49
Chapter 50
Chapter 51
Chapter 52
Chapter 53
Chapter 54
Chapter 55
Chapter 56
Chapter 57
Chapter 58
Chapter 59
Chapter 60
Chapter 61
Chapter 62
Chapter 63
Chapter 64
Chapter 65
Chapter 66
Chapter 30 →
1
Mjerë Arieli! Arieli, qyteti ku fushoi Davidi. Le të shtohen vitet njëri pas tjetrit, le të kremtohen festat sipas radhës së tyre.
2
Kam për të sjellë fatkeqësi mbi Arielin, do të ketë gjëmë e vajtim, e do të jetë për mua vërtet si një «ariel».
3
Do të ngre fushimin përreth teje, me ledh do të të rrethoj, penda do të ngre kundër teje.
4
Do të biesh shumë poshtë, prej dheut do të flasësh, nga pluhuri e mbytur do të dalë fjala jote, zëri yt do të tingëllojë si i dalë prej varrit, e folura jote do të pëshpëritë prej baltës.
5
Të huajt e shumtë, që do të jenë te ti, pluhurit të imët do t'i ngjajnë, gjakatarët e tu si byku që e merr era, e kjo do të ndodhë befas në një çast.
6
Do të vijë te ti Zoti i ushtrive, me gjëmim, me tërmet e me zhurmë të madhe, me shakullinë, me stuhi, me flakë zjarri që përvëlon.
7
Si një ëndërr do të jetë, si vegimi i natës, turma e kombeve që do të luftojë kundër Arielit, tërë ata që do ta sulmojnë me gjithë fortesat e tij, do ta rrethojnë nga të gjitha anët.
8
Do të jetë si i urituri që ëndërron, se ha, por, kur zgjohet, barkun zbrazët e ka, apo si i eturi që ëndërron, se pi, por, kur zgjohet, është i këputur e fytin thatë e ka. Kështu do të jetë turma e gjithë kombeve që malin e Sionit do të sulmojnë.
9
Silluni si të marrë e marrosuni, silluni si të verbër e verbohuni! Të dehur, por jo prej verës, ju merren këmbët, por jo nga pija.
10
Ja, Zoti dërgoi mbi ju një shpirt topitjeje, që i mbylli sytë tuaj, profetët, që i mbuloi kokat tuaja, vegimtarët.
11
Kështu, të gjitha vegimet u bënë për ju si fjalët e një libri të vulosur, të cilin, nëse ia japin atij që di të lexojë e i thonë: «Lexoje këtë!», do të thotë: «Nuk mundem, se është i vulosur»,
12
apo nëse ia japin atij, që s'di të lexojë, e i thonë: «Lexoje!», do të thotë: «Nuk di të lexoj».
13
Ky popull më afrohet veç me gojë, thotë Zoti, e më nderon veç me buzë, por zemra e tij është larg meje. Droja, që për mua kanë, s'është veçse urdhërim i mësuar prej njerëzve.
14
Prandaj do ta çudis edhe më këtë popull, do ta çudis e do ta mahnis. Urtia e të urtëve të tij do të marrë fund, mençuria e të mençurve të tij do të errësohet.
15
Mjerë ata që prej Zotit thellë i fshehin sendërgjimet e tyre, ata që veprat e tyre në terr i bëjnë e thonë: «Kush na sheh e kush na njeh?».
16
Sa e pështirë! A çmohet poçari njëlloj si balta? A i thotë vepra krijuesit të vet «Nuk më ke bërë ti?». A i thotë ena poçarit që e bëri «Qenke krejt i pamend?».
17
Edhe pak kohë, edhe shumë pak, e Libani do të kthehet në pemishte e pemishtja do të kthehet në pyll.
18
Atë ditë të shurdhrit do të dëgjojnë fjalët e librit; të çliruar nga errësira e terri, sytë e të verbërve do të shohin.
19
Të varfrit do të gëzojnë edhe më shumë në Zotin, skamnorët e njerëzimit do të ngazëllejnë për të shenjtin e Izraelit.
20
Sepse njeriu i dhunshëm do të marrë fund e përqeshësi do të zhduket, gjithë ata që sendërgjojnë paudhësi do të shfarosen,
21
ata që fajësojnë të tjerët me fjalë, që i ngrenë kurth gjykatësit te porta, që për asgjë e hedhin poshtë të drejtin.
22
Prandaj kështu i thotë Zoti shtëpisë së Jakobit, ai që shpengoi Abrahamin: që tani e tutje Jakobi nuk do të turpërohet më, që tani e tutje fytyra më s'do t'i skuqet.
23
Kur të shohin bijtë e tij veprat që do të bëj mes tyre, do ta shenjtërojnë emrin tim. Të shenjtin e Jakobit do ta shenjtërojnë, Perëndinë e Izraelit do ta kenë frikë.
24
Shpirtrat e mashtruar do të arrijnë të kuptojnë dhe ata që murmurijnë do të pranojnë t'i mësojnë.
← Chapter 28
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 30
Chapter 31
Chapter 32
Chapter 33
Chapter 34
Chapter 35
Chapter 36
Chapter 37
Chapter 38
Chapter 39
Chapter 40
Chapter 41
Chapter 42
Chapter 43
Chapter 44
Chapter 45
Chapter 46
Chapter 47
Chapter 48
Chapter 49
Chapter 50
Chapter 51
Chapter 52
Chapter 53
Chapter 54
Chapter 55
Chapter 56
Chapter 57
Chapter 58
Chapter 59
Chapter 60
Chapter 61
Chapter 62
Chapter 63
Chapter 64
Chapter 65
Chapter 66
Chapter 30 →
All chapters:
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31
32
33
34
35
36
37
38
39
40
41
42
43
44
45
46
47
48
49
50
51
52
53
54
55
56
57
58
59
60
61
62
63
64
65
66