bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 2018
/
Isaiah 19
Isaiah 19
Albanian 2018
← Chapter 18
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 30
Chapter 31
Chapter 32
Chapter 33
Chapter 34
Chapter 35
Chapter 36
Chapter 37
Chapter 38
Chapter 39
Chapter 40
Chapter 41
Chapter 42
Chapter 43
Chapter 44
Chapter 45
Chapter 46
Chapter 47
Chapter 48
Chapter 49
Chapter 50
Chapter 51
Chapter 52
Chapter 53
Chapter 54
Chapter 55
Chapter 56
Chapter 57
Chapter 58
Chapter 59
Chapter 60
Chapter 61
Chapter 62
Chapter 63
Chapter 64
Chapter 65
Chapter 66
Chapter 20 →
1
Profeci për Egjiptin: ja Zoti tek kalëron vrik përmbi re dhe në Egjipt ja tek hyn! Dridhen para tij idhujt e Egjiptit, egjiptianëve u shtrëngon zemra në kraharor.
2
Do t'i nxit egjiptianët kundër egjiptianëve, vëllai do të luftojë kundër vëllait e i afërti kundër të afërtit, qyteti kundër qytetit e mbretëria kundër mbretërisë.
3
Egjiptianëve do t'u drithërohet shpirti, synimet do t'ua pështjelloj. Do të këshillohen me idhuj e me shortarë, me shpirtra të vdekurish e me magjistarë.
4
Do ta lë Egjiptin në dorë sunduesish mizorë, një mbret i ashpër do të sundojë mbi ta, kumton Zoti, Zoti i ushtrive.
5
Ujërat e detit do të thahen, lumi do të shterë e do të soset.
6
Përrenjtë do të qelben erë, rrëketë e Egjiptit do të shteren, do të mbesin pa ujë, kallami e xunkthi do të fishken.
7
Xunkthi i lumit, që rritet brigjeve të tij, bashkë me gjithë arat e mbjella përgjatë tij, do të vyshken e do të thahen e më nuk do të jenë.
8
Peshkatarët do të qajnë e do të vajtojnë, të gjithë ata që hedhin grepin në lumë, ata që hedhin rrjetat në ujë do t'i zërë mjerimi.
9
Do të turpërohen punuesit e lirit, lënurësit dhe endësit e pambukut.
10
Themelet e tij do të tronditen e të gjithë mëditësve do t'u këputet shpirti.
11
Sa të marrë janë prijësit e Coanit! Këshilltarët më të urtë të faraonit këshilla të marra u dhanë. Si mund t'i thoni faraonit: «Pasardhës i të urtëve jam unë, bir i mbretërve të hershëm?».
12
Ku janë, pra, të urtët e tu? Le të ta thonë, atëherë, le të ta bëjnë me dije, se ç'ka vendosur t'i bëjë Egjiptit Zoti i ushtrive.
13
Janë marrosur prijësit e Coanit, gabohen prijësit e Memfisit. Egjiptin e kanë mashtruar krerët e fiseve të tij.
14
Zoti ka dërguar mes tyre një frymë që i ka pështjelluar, prandaj e kanë mashtruar Egjiptin në çdo gjë që ka bërë, ashtu siç zhgërryhet i dehuri në të vjellat e veta.
15
Egjipti s'do të mund të bëjë kurrgjë, as koka e as bishti i tij, as palma e as xunkthi.
16
Atë ditë egjiptianët do të bëhen si gra, do të dridhen e do të tmerrohen prej vringëllimës së dorës së Zotit të ushtrive që do të ngrihet kundër tyre.
17
Toka e Judës do të kthehet në tmerr për Egjiptin. Kushdo që do ta kujtojë, do të dridhet nga frika, për shkak të asaj që Zoti i ushtrive ka vendosur të bëjë kundër tij.
18
Atë ditë do të jenë pesë qytete në tokën e Egjipti që do të flasin gjuhën e Kanaanit e që do të betohen për Zotin e ushtrive. Njëri prej atyre qyteteve do të quhet Ir Heres.
19
Atë ditë, në mes të tokës së Egjiptit do të ketë një altar kushtuar Zotit dhe një përmendore për Zotin do të jetë në kufi.
20
Kjo do të jetë për të gjithë tokën e Egjiptit shenjë dhe dëshmi për Zotin e ushtrive. Do t'i thërrasin Zotit, kur të jenë të shtypur, e ai do t'u dërgojë një shpëtimtar që do t'i mbrojë e do t'i çlirojë.
21
Zoti do t'i dëftehet Egjiptit dhe atë ditë egjiptianët do ta pranojnë Zotin. Do ta adhurojnë, do t'i kushtojnë fli e dhurata, do të zotohen para Zotit e do t'i përmbushin zotimet.
22
Zoti do ta godasë rëndë Egjiptin, por edhe do ta shërojë. Egjiptianët do të kthehen te Zoti. Ai do t'i dëgjojë lutjet e tyre e do t'i shërojë.
23
Atë ditë do të ketë një rrugë të gjerë nga Egjipti në Asiri. Asirianët do të shkojnë në Egjipt dhe egjiptianët në Asiri. Egjiptianët do t'i shërbejnë Zotit bashkë me asirianët.
24
Atë ditë, Izraeli do të jetë i treti bashkë me Egjiptin e me Asirinë dhe do të jetë bekim për tokën.
25
Zoti i ushtrive do ta bekojë tokën e do të thotë: «Bekuar qoftë Egjipti, populli im, Asiria, vepra e duarve të mia, dhe Izraeli, trashëgimia ime».
← Chapter 18
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 30
Chapter 31
Chapter 32
Chapter 33
Chapter 34
Chapter 35
Chapter 36
Chapter 37
Chapter 38
Chapter 39
Chapter 40
Chapter 41
Chapter 42
Chapter 43
Chapter 44
Chapter 45
Chapter 46
Chapter 47
Chapter 48
Chapter 49
Chapter 50
Chapter 51
Chapter 52
Chapter 53
Chapter 54
Chapter 55
Chapter 56
Chapter 57
Chapter 58
Chapter 59
Chapter 60
Chapter 61
Chapter 62
Chapter 63
Chapter 64
Chapter 65
Chapter 66
Chapter 20 →
All chapters:
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31
32
33
34
35
36
37
38
39
40
41
42
43
44
45
46
47
48
49
50
51
52
53
54
55
56
57
58
59
60
61
62
63
64
65
66