bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 2018
/
Jeremiah 1
Jeremiah 1
Albanian 2018
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 30
Chapter 31
Chapter 32
Chapter 33
Chapter 34
Chapter 35
Chapter 36
Chapter 37
Chapter 38
Chapter 39
Chapter 40
Chapter 41
Chapter 42
Chapter 43
Chapter 44
Chapter 45
Chapter 46
Chapter 47
Chapter 48
Chapter 49
Chapter 50
Chapter 51
Chapter 52
Chapter 2 →
1
Fjalët e Jeremisë, birit të Hilkiahut, njërit prej priftërinjve të Anatotit në dheun e Benjaminit,
2
të cilit iu drejtua fjala e Zotit në kohën e Josisë, birit të Amonit, mbretit të Judës, në vitin e trembëdhjetë të mbretërimit të tij
3
dhe në kohën e Jehojakimit, birit të Josisë, mbretit të Judës, deri në fund të vitit të njëmbëdhjetë të Sedekisë, birit të Josisë, mbretit të Judës, deri në shpërnguljen e Jerusalemit, në muajin e pestë.
4
Fjala e Zotit m'u drejtua e më tha:
5
«Para se të të jepja trajtë në barkun amënor, të njoha, para se të dilje nga rropullitë, të veçova, profet për kombet të caktova».
6
Thashë: «Ah, Zot, Zoti im, ja, unë nuk di të flas, se jam i ri».
7
Por Zoti më tha: «Mos thuaj: “Jam i ri”, se do të shkosh te të gjithë ata ku po të dërgoj e do të thuash gjithçka të urdhëroj.
8
Mos u tut prej tyre, se unë jam me ty për të të çliruar. Kumton Zoti ».
9
Zoti shtriu dorën e më preku gojën. Pastaj Zoti më tha: «Ja, vura në gojën tënde fjalët e mia.
10
Shiko, sot po të vë përmbi kombe e përmbi mbretëri, për të shkulur e për të rrënuar, për të shkatërruar e për të shembur, për të ndërtuar e për të mbjellë».
11
Fjala e Zotit m'u drejtua e më tha: «Çfarë shikon, Jeremi?». Thashë: «Një degë bajameje shikoj».
12
Zoti më tha: «Mirë ke parë! Se unë i mbaj sytë hapur mbi fjalën time, për ta zbatuar».
13
Fjala e Zotit m'u drejtua e më tha: «Çfarë shikon?». Thashë: «Një vorbë që zien shoh, me pamje kah veriu».
14
Pastaj Zoti më tha: «Nga veriu do të vërshojë mjerimi mbi të gjithë banorët e dheut.
15
Se, ja, po i thërras të gjitha fiset e mbretërive të veriut, kumton Zotit, dhe ata do të vijnë e secili do ta vendosë fronin te hyrja e portave të Jerusalemit, kundër mureve përreth tij e kundër gjithë qyteteve të Judës.
16
Atëherë do të shpall vendimet e mia kundër tyre, për ligësinë me të cilën më braktisën e u kushtuan fli perëndive të tjerë, duke adhuruar veprat e duarve të veta.
17
Por ti, ngjish brezin, ngrihu e shpallu gjithçka të urdhëroj unë. Mos u trondit para tyre, që të mos të trondis edhe unë para tyre.
18
Ja, unë sot po të bëj si një qytet të rrethuar me ledhe, si shtyllë të hekurt e si muret e bronzta kundër mbarë dheut, kundër mbretit të Judës e prijësve të tij, kundër priftërinjve të tij e popullit të dheut.
19
Do të luftojnë kundër teje, por nuk do të të mposhtin, se unë jam me ty për të të shpëtuar, kumton Zoti ».
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 30
Chapter 31
Chapter 32
Chapter 33
Chapter 34
Chapter 35
Chapter 36
Chapter 37
Chapter 38
Chapter 39
Chapter 40
Chapter 41
Chapter 42
Chapter 43
Chapter 44
Chapter 45
Chapter 46
Chapter 47
Chapter 48
Chapter 49
Chapter 50
Chapter 51
Chapter 52
Chapter 2 →
All chapters:
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31
32
33
34
35
36
37
38
39
40
41
42
43
44
45
46
47
48
49
50
51
52