bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 2018
/
Jeremiah 46
Jeremiah 46
Albanian 2018
← Chapter 45
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 30
Chapter 31
Chapter 32
Chapter 33
Chapter 34
Chapter 35
Chapter 36
Chapter 37
Chapter 38
Chapter 39
Chapter 40
Chapter 41
Chapter 42
Chapter 43
Chapter 44
Chapter 45
Chapter 46
Chapter 47
Chapter 48
Chapter 49
Chapter 50
Chapter 51
Chapter 52
Chapter 47 →
1
Fjala e Zotit që iu drejtua profetit Jeremi për kombet.
2
Për Egjiptin. Kundër ushtrisë së faraonit Nekoh, mbretit të Egjiptit, pranë lumit Eufrat, në Karkemish, të cilin Nabukodonosori, mbreti i Babilonisë, e kishte mundur në vitin e katërt të Jehojakimit, birit të Josisë, mbretit të Judës:
3
«Bëni gati shqyt e mburojë e afrohuni për betejë.
4
Shaloni kuajt e hipni, o kalorës. Rreshtohuni me përkrenare, pastroni heshtat, ngjishni armët.
5
Pse i shoh të tmerruar, tek kthehen pas? Luftëtarët e tyre u shpartalluan e ua mbathin këmbëve pa kthyer kokën. Tmerr rreth e qark, kumton Zoti.
6
Nuk do të shpëtojë i shkathti e nuk do të ikë dot as trimi. Në veri, ndanë lumit Eufrat, pengohen e bien.
7
Kush është ky që fryhet si Nili, si lumenjtë që gufojnë me ujë?
8
Egjipti fryhet si Nili, si lumenjtë që gufojnë me ujë. E thotë: do të ngrihem, do ta mbuloj tokën, do të shkatërroj qytetet bashkë me banorët e tyre.
9
Përpara, o kuaj! Tërbohuni, o karroca! Dilni, o luftëtarë, Kushi e Puti, që mbani shqyt, e ju luditë që mbani e ndehni hark.
10
Por ajo ditë do të jetë për Zotin, Perëndinë e ushtrive, dita kur me armiqtë do të hakmerret. Shpata do të përpijë, do të ngihet e do të ngopet me gjakun e tyre, se do të jetë flijim për Zotin tonë, Zotin e ushtrive, në dheun e veriut, ndanë lumit Eufrat.
11
Ngjitu në Gilead e merr balsam, o virgjëreshë, bija e Egjiptit. Kot i shumove përkujdesjet, se s'ka shërim për ty.
12
Kombet e kanë marrë vesh turpin tënd, plot është toka me vikamën tënde, se luftëtari pengohet nga luftëtari e të dy rrëzohen së bashku».
13
Fjala që Zoti i tha profetit Jeremi, kur Nabukodonosori, mbreti i Babilonisë, erdhi për të sulmuar Egjiptin.
14
«Shpalleni në Egjipt, le të dëgjohet në Migdol, le të dëgjohet në Memfis e Tahpanhes, thanë: dilni e bëhuni gati, se shpata rreth teje po përpin.
15
Pse u përmbysën të fortët e tu? Nuk qëndrojnë dot, se Zoti i shtyu.
16
Ai pengoi shumë vetë e ata ranë mbi njëri-tjetrin dhe thanë: çohuni, të kthehemi te populli ynë, te dheu ku lindëm, larg shpatës shfarosëse.
17
Quajeni atje faraonin, mbretin e Egjiptit, “Zhurmëmadhi që i ikën rasti”.
18
Pasha jetën time, kumton mbreti, që e ka emrin Zot i ushtrive, si Tabori ndër male e si Karmeli buzë detit do të vijë dikush.
19
Bëje gati trastën për mërgim, o bijë që në Egjipt banon, se Memfisi do të shkretohet e nuk do të ketë banorë.
20
Si drenushë e bukur fort është Egjipti, por miza e kalit po i vjen prej veriut.
21
Edhe ushtarët mëditës në mesin e saj janë porsi viçat e majmë, por edhe ata do të kthehen e bashkë do të arratisen. Nuk do të qëndrojnë, se u erdhi dita e rrënimit, koha e ndëshkimit.
22
Zëri i saj si gjarpri rrëshqitës, se armiqtë vijnë me fuqi, vijnë kundër saj me sëpata, porsi druvarë.
23
Do ta presin pyllin e saj, kumton Zoti, edhe pse është i dendur, se nuk numërohen dot, janë porsi karkalecat e nuk kanë numër.
24
Do të turpërohet bija e Egjiptit, popullit të veriut do t'i lihet në dorë».
25
Thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit: «Ja, do ta ndëshkoj Amonin e Nosë, faraonin, Egjiptin me perënditë e mbretërit e tij, faraonin dhe ata që i besojnë atij.
26
Do t'i lë në dorë të atyre që kërkojnë t'ua marrin shpirtin, në dorë të Nabukodonosorit, mbretit të Babilonisë, dhe të shërbëtorëve të tij. E pastaj Egjipti do të bëhet i banuar, si dikur, kumton Zoti.
27
Por ti mos u tremb, shërbëtori im Jakob, mos u frikëso, Izrael, se, ja, do të të çliroj prej dheut të largët dhe pasardhësit e tu prej dheut të robërisë. Do të kthehet Jakobi, do të prehet e do të çlodhet dhe askush nuk do ta trembë.
28
Ti mos u tremb, shërbëtori im Jakob, kumton Zoti, se unë jam me ty. Do t'i zhbij të gjitha kombet ndër të cilat të shpërndava, por ty nuk do të të zhbij. Do të të qortoj me drejtësi, vërtet, nuk do të të lë pa ndëshkim».
← Chapter 45
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 30
Chapter 31
Chapter 32
Chapter 33
Chapter 34
Chapter 35
Chapter 36
Chapter 37
Chapter 38
Chapter 39
Chapter 40
Chapter 41
Chapter 42
Chapter 43
Chapter 44
Chapter 45
Chapter 46
Chapter 47
Chapter 48
Chapter 49
Chapter 50
Chapter 51
Chapter 52
Chapter 47 →
All chapters:
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31
32
33
34
35
36
37
38
39
40
41
42
43
44
45
46
47
48
49
50
51
52