bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 2018
/
Jeremiah 9
Jeremiah 9
Albanian 2018
← Chapter 8
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 30
Chapter 31
Chapter 32
Chapter 33
Chapter 34
Chapter 35
Chapter 36
Chapter 37
Chapter 38
Chapter 39
Chapter 40
Chapter 41
Chapter 42
Chapter 43
Chapter 44
Chapter 45
Chapter 46
Chapter 47
Chapter 48
Chapter 49
Chapter 50
Chapter 51
Chapter 52
Chapter 10 →
1
«Kush do të më japë në shkretëtirë një bujtinë udhëtarësh? Do ta braktisja popullin tim e do të ikja prej tij, se janë të tërë kurorëshkelës, një mori tradhtarësh.
2
E ndehin gjuhën porsi hark, mashtrimi e jo besnikëria përtërihet mbi tokë, se bëjnë ligësi pas ligësie e mua nuk më njohin, kumton Zoti.
3
Secili duhet të ruhet nga i afërti i vet, as te vëllai mos kini besim, se çdo vëlla mashtron prore, çdo i afërt shkon duke shpifur.
4
Secili e mashtron të afërtin e nuk thotë të vërtetën. E kanë ushtruar gjuhën për të gënjyer, u këputën duke bërë ligësi.
5
Banojnë në mes të mashtrimit e për shkak të mashtrimit s'pranojnë të më njohin, kumton Zoti.
6
Prandaj, kështu thotë Zoti i ushtrive: ja, do t'i spastroj e do t'i sprovoj, se si duhet të sillem me bijën e popullit tim?
7
Shigjetë therëse është gjuha e tyre, me mashtrim flet goja e tyre. I urojnë paqen të afërtit, por me mend i ngrenë kurth.
8
Mos vallë s'do t'i ndëshkoj për këto? Kumton Zoti. Mos vallë s'do të hakmerrem me një komb si ky?
9
Mbi male do ta ngre gjëmën e vajin e në kullotat e shkretëtirës ankimin, se janë të shkreta, askush nuk i përshkon e nuk dëgjohet britma e bagëtisë, që nga zogjtë e qiellit deri te bagëtitë shkuan e vanë.
10
Do ta kthej Jerusalemin në një grumbull gurësh, në strofkë çakejsh. Qytetet e Judës do t'i bëj djerrinë, se do të mbesin pa banorë.
11
Cili njeri i urtë e kupton këtë? Kujt i foli goja e Zotit, që ta shpallë? Pse është rrënuar toka, si një shkretëtirë ku nuk kalon askush?
12
Thotë Zoti: meqë e braktisën ligjin që u parashtrova dhe nuk e dëgjuan zërin tim e nuk e ndoqën,
13
por ndoqën zemërngurtësinë e vet dhe Baalët, siç i kishin mësuar etërit e tyre,
14
prandaj, kështu thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit: ja, do ta koj këtë popull me pelin dhe do t'i jap të pijë ujë të helmuar.
15
Do t'i shpërndaj nëpër kombe, të cilat nuk i kanë njohur as ata, as etërit e tyre dhe do t'u dërgoj shpatën që t'i ndjekë derisa t'i kem shfarosur.
16
Kështu thotë Zoti i ushtrive: vini re! Thirrni vajtueset të vijnë! Thirrni më të zonjat të vijnë».
17
«Të nxitohen, t'ia nisin vajit mbi ne, që sytë tanë të derdhin lot e qepallat tona të rrjedhin çurg,
18
se një zë vajtimi dëgjohet në Sion: “Si u rrënuam! Turp për ne, se e braktisëm vendin e i shembën banesat tona”.
19
Dëgjojeni, o gra, fjalën e Zotit, ta pikasë veshi juaj fjalën e gojës së tij që t'u mësoni vajtimin bijave tuaja dhe gratë kujën njëra-tjetrës.
20
Se vdekja u kacavar në dritaret tona, u fut në pallatet tona, për t'i këputur foshnjat nëpër rrugë, të rinjtë nëpër sheshe.
21
Shpall! Kështu kumton Zoti: do të bien kufomat njerëzore si plehu përmbi ara, si duajt pas korrtarit, që s'ka kush i mbledh.
22
Kështu thotë Zoti: të mos mburret i dituri me diturinë e vet, të mos mburret i forti me forcën e vet, të mos mburret i pasuri me pasurinë e vet!
23
Por nëse mburret, le të mburret me këtë: se është i mençur e më njeh, se jam Zoti që vepron me dashuri, me të drejtë e drejtësi mbi tokë, se këto më pëlqejnë, kumton Zoti.
24
Ja, po vijnë ditët, kumton Zoti, kur do t'i ndëshkoj të gjithë të rrethprerët në lafshë,
25
Egjiptin, Judën, Edomin, bijtë e Amonit, të Moabit, si edhe të gjithë ata që banojnë në shkretëtirë me tëmtha të qethur, se të gjitha kombet janë të parrethprera, ndërsa mbarë shtëpia e Izraelit është e parrethprerë në zemër».
← Chapter 8
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 30
Chapter 31
Chapter 32
Chapter 33
Chapter 34
Chapter 35
Chapter 36
Chapter 37
Chapter 38
Chapter 39
Chapter 40
Chapter 41
Chapter 42
Chapter 43
Chapter 44
Chapter 45
Chapter 46
Chapter 47
Chapter 48
Chapter 49
Chapter 50
Chapter 51
Chapter 52
Chapter 10 →
All chapters:
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31
32
33
34
35
36
37
38
39
40
41
42
43
44
45
46
47
48
49
50
51
52