bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 2018
/
Jeremiah 40
Jeremiah 40
Albanian 2018
← Chapter 39
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 30
Chapter 31
Chapter 32
Chapter 33
Chapter 34
Chapter 35
Chapter 36
Chapter 37
Chapter 38
Chapter 39
Chapter 40
Chapter 41
Chapter 42
Chapter 43
Chapter 44
Chapter 45
Chapter 46
Chapter 47
Chapter 48
Chapter 49
Chapter 50
Chapter 51
Chapter 52
Chapter 41 →
1
Fjala që iu drejtua Jeremisë prej Zotit, pasi Nebuzaradani, kryerojtari, e la të largohej nga Ramahu, kur e mori të lidhur në vargonj bashkë me të gjithë të shpërngulurit e Jerusalemit e të Judës që po shpërnguleshin në Babiloni.
2
Kryerojtari e mori Jereminë e i tha: « Zoti, Perëndia yt, e kishte lajmëruar këtë zezonë për këtë vend.
3
Zoti e solli dhe kreu çfarë kishte lajmëruar, se ju mëkatuat kundër Zotit dhe nuk e dëgjuat zërin e tij, prandaj ju ndodhi kjo gjë.
4
E tani, ja, sot po të liroj prej këtyre vargonjve që ke në dorë. Nëse të duket gjë e mirë të vish me mua në Babiloni, eja e unë do të kujdesem për ty. Por nëse të duket gjë e keqe të vish me mua në Babiloni, ndalu. Shiko, tërë vendi është para teje. Kudo të të duket mirë dhe e drejtë të shkosh, atje shko».
5
E meqë nuk po kthehej ende, i tha: «Kthehu te Gedaliahu, biri i Ahikamit, të birit të Shafanit, të cilin mbreti i Babilonisë e caktoi mbi qytetet e Judës, dhe rri atje me të mes popullit, ose shko kudo të duket e drejtë të shkosh». Pastaj kryerojtari i dha ushqime e një dhuratë dhe e la të shkonte.
6
Atëherë Jeremia shkoi te Gedaliahu, biri i Ahikamit, në Micpah, e jetoi me të mes popullit që kishte mbetur në vend.
7
Të gjithë prijësit e ushtrive, që gjendeshin arave bashkë me ushtarët, dëgjuan se mbreti i Babilonisë kishte caktuar Gedaliahun, birin e Ahikamit, përgjegjës të vendit dhe i kishte besuar burrat, gratë, të miturit e skamnorët e vendit, që nuk ishin shpërngulur në Babiloni.
8
Atëherë shkuan te Gedaliahu, në Micpah, Ishmaeli, biri i Netanjahut, Johanani, biri i Kareahut, Serajahu, biri i Tanhumetit, bijtë e Efahut, netofatitit, Jezanjahu, biri i Makatitit, ata vetë dhe njerëzit e tyre.
9
Gedaliahu, biri i Ahikamit, të birit të Shafanit, iu betua atyre dhe ushtarëve të tyre e tha: «Mos kini frikë prej shërbëtorëve të kaldenjve. Qëndroni në vend, shërbejini mbretit të Babilonisë e do t'ju shkojë mbarë.
10
Ndërsa unë, ja, do të banoj në Micpah, për t'ju përfaqësuar para kaldenjve që do të vijnë te ne. Megjithatë, ju mblidheni verën, frytet e stinës dhe vajin. Vërini në enët tuaja e banoni në qytetet që keni pushtuar».
11
Edhe të gjithë judenjtë, që gjendeshin në Moab, mes amonitëve, në Edom e në të gjitha vendet e tjera, dëgjuan se mbreti i Babilonisë e kishte lënë një pjesë të popullit të Judës dhe kishte caktuar përgjegjës të tyre Gedaliahun, birin e Ahikamit, të birit të Shafanit.
12
Të gjithë judenjtë u kthyen prej të gjitha vendeve ku ishin shpërndarë dhe erdhën në dheun e Judës, në Micpah, te Gedaliahu. Ata mblidhnin verën dhe frytet e stinës me begati të madhe.
13
Johanani, biri i Kareahut, dhe të gjithë prijësit e ushtrive të veta, që gjendeshin nëpër ara, erdhën te Gedaliahu në Micpah
14
e i thanë: «A e di se Baalisi, mbreti i amonitëve, ka dërguar Ishmaelin, birin e Netanjahut, për të të vrarë?». Por Gedaliahu, biri i Ahikamit, nuk u besoi.
15
Atëherë Johanani, biri i Kareahut, i tha fshehurazi Gedaliahut, në Micpah: «Më lër të shkoj e ta vras Ishmaelin, birin e Netanjahut, e nuk do ta marrë vesh askush. Pse duhet të të vrasë ai e të shpërndahen të gjithë judenjtë e mbledhur rreth teje e të marrë fund pjesa tjetër e popullit të Judës?».
16
Por Gedaliahu, biri i Ahikamit, iu përgjigj Johananit, të birit të Kareahut: «Mos e bëj këtë gjë, sepse po thua gjëra të pavërteta për Ishmaelin».
← Chapter 39
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 30
Chapter 31
Chapter 32
Chapter 33
Chapter 34
Chapter 35
Chapter 36
Chapter 37
Chapter 38
Chapter 39
Chapter 40
Chapter 41
Chapter 42
Chapter 43
Chapter 44
Chapter 45
Chapter 46
Chapter 47
Chapter 48
Chapter 49
Chapter 50
Chapter 51
Chapter 52
Chapter 41 →
All chapters:
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31
32
33
34
35
36
37
38
39
40
41
42
43
44
45
46
47
48
49
50
51
52