bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 2018
/
Jeremiah 10
Jeremiah 10
Albanian 2018
← Chapter 9
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 30
Chapter 31
Chapter 32
Chapter 33
Chapter 34
Chapter 35
Chapter 36
Chapter 37
Chapter 38
Chapter 39
Chapter 40
Chapter 41
Chapter 42
Chapter 43
Chapter 44
Chapter 45
Chapter 46
Chapter 47
Chapter 48
Chapter 49
Chapter 50
Chapter 51
Chapter 52
Chapter 11 →
1
Dëgjojeni fjalën që ju drejton Zoti, o shtëpia e Izraelit.
2
Kështu thotë Zoti: «Mos i mësoni udhët e kombeve e mos u tmerroni nga shenjat e qiellit, meqë prej tyre kanë frikë kombet,
3
se doket e kombeve janë kotësi, se idhujt janë një dru i prerë nga pylli, latuar me sëpatë nga dora e zejtarit.
4
I zbukurojnë me argjend e ar, i kapin me gozhdë e çekanë, që të mos lëkunden.
5
Si dordoleci në arë trangujsh janë e nuk flasin, duhet t'i mbartin, se nuk ecin dot. Mos kini frikë prej tyre, se nuk bëjnë dëm e nuk është në dorën e tyre as të bëjnë mirë».
6
Askush nuk është si ti, o Zot. Ti je i madh e i madh është emri yt i fuqishëm.
7
Kush nuk do të ta ketë frikën, o mbreti i kombeve? Vetëm ty të takon, se ndër gjithë të urtët e kombeve e në mbarë mbretëritë e tyre nuk ka si ti.
8
Janë tok të marrë e të pamend, mësimi i tyre është kotësi, një copë dru është.
9
Është argjend i rrahur, sjellë nga Tarshishi, dhe ar nga Ufazi, vepër zejtari e argjendari, veshur me vjollcë e me purpur të gjitha me mjeshtëri punuar.
10
Por Zoti është vërtet Perëndi, Ai është Perëndia i gjallë e mbreti i amshuar. Prej zemërimit të tij dridhet toka, kombet nuk e durojnë furinë e tij.
11
Kështu do t'u thuash: «Perënditë, që nuk bënë qiellin e tokën, do të zhbihen mbi tokë e nën qiell».
12
Ai e bëri tokën me fuqinë e vet, me urtinë e vet e themeloi botën, qiejt me mençuri i shpalosi.
13
Me ushtimën e tij trazohen ujërat në qiell, nga skaji i dheut i ngre retë, ai e lëshon vetëtimën në shi dhe nxjerr erën nga qilarët e vet.
14
Çdo njeri hutohet nga padija, çdo farkëtar turpërohet prej idhujve, se e gënjeshtërt është çfarë ka farkëtuar e frymë në to nuk ka.
15
Ato janë kotësira, vepra qesharake, në kohën e ndëshkimit, do të rrënohen.
16
Nuk është kështu ai që i ka rënë për pjesë Jakobit, se ai i dha trajtë gjithçkaje, Izraeli është fisi i trashëgimisë së tij. Zot i ushtrive është emri i tij.
17
Mblidh trastat nga toka, o ti që banon i rrethuar,
18
se kështu thotë Zoti: «Ja, do t'i flakëroj banorët e tokës këtë herë, do t'i zë ngushtë, që ta marrin vesh».
19
Mjerë unë, për plagën time! Plaga ime është e rëndë, por thashë: «Është lëngata ime, duhet ta duroj».
20
Tenda ime u rrënua, të gjitha tejzat iu këputën. Bijtë e mi ikën e më nuk janë, nuk ka kush e ngre sërish tendën time, nuk ka kush i ndeh pëlhurat.
21
Se barinjtë u marrosën e nuk e pyesin Zotin, prandaj nuk u ecën mbarë e grigjat u janë shpërndarë.
22
Dëgjohet një zë. Ja, po vjen. Një dridhmë e madhe nga dheu i veriut, për t'i shkretuar qytetet e Judës, për t'i kthyer në strofuj çakejsh.
23
E di, o Zot, njeriu nuk e ka në dorë fatin e vet, njeriu ecën, por nuk i drejton dot hapat e veta.
24
Ndreqmë, o Zot, por me drejtësi, jo me zemërimin tënd, që të mos më mpakësh.
25
Derdhe hidhërimin tënd mbi kombet që nuk të njohin, mbi fiset që nuk thërrasin emrin tënd, se e gllabëruan Jakobin, e përpinë e i dhanë fund, e shkretuan vendbanimin e tij.
← Chapter 9
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 30
Chapter 31
Chapter 32
Chapter 33
Chapter 34
Chapter 35
Chapter 36
Chapter 37
Chapter 38
Chapter 39
Chapter 40
Chapter 41
Chapter 42
Chapter 43
Chapter 44
Chapter 45
Chapter 46
Chapter 47
Chapter 48
Chapter 49
Chapter 50
Chapter 51
Chapter 52
Chapter 11 →
All chapters:
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31
32
33
34
35
36
37
38
39
40
41
42
43
44
45
46
47
48
49
50
51
52