bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 2018
/
Jeremiah 15
Jeremiah 15
Albanian 2018
← Chapter 14
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 30
Chapter 31
Chapter 32
Chapter 33
Chapter 34
Chapter 35
Chapter 36
Chapter 37
Chapter 38
Chapter 39
Chapter 40
Chapter 41
Chapter 42
Chapter 43
Chapter 44
Chapter 45
Chapter 46
Chapter 47
Chapter 48
Chapter 49
Chapter 50
Chapter 51
Chapter 52
Chapter 16 →
1
Zoti më tha: «Edhe po të qëndronin para meje vetë Moisiu e Samueli, shpirti im nuk do të prirej drejt këtij populli. Dëboji nga prania ime e le të ikin.
2
E kur të të pyesin: “Ku të shkojmë?”, ti do t'u thuash: kështu thotë Zoti: kush është për vdekje, në vdekje; kush është për shpatë, në shpatë; kush është për zi buke, në zi buke; kush është për robëri, në robëri.
3
Do të dërgoj mbi ta katër lloje mynxyrash, kumton Zoti: shpatën për të vrarë, qentë për të zvarritur, zogjtë e qiellit dhe kafshët e tokës për të gëlltitur e për të shkatërruar.
4
Do t'i bëj tmerrin e mbarë mbretërive të dheut, për shkak të asaj që bëri në Jerusalem Manaseu, biri i Ezekisë, mbretit të Judës.
5
Kush do të të mëshirojë, o Jerusalem, e kush do të të ngushëllojë? Kush do të kthehet për të të pyetur si je?
6
Ti më dëbove, kumton Zoti, po ecën prapthi, ndaj shtriva dorën kundër teje e të shkatërrova. U lodha së përdëllyeri.
7
I shpërndava me terplote te portat e vendit, e lashë pa fëmijë, e rrënova popullin tim, se nuk u kthyen prej udhëve të tyre.
8
Të vejat e tij m'u shtuan më shumë se rëra e detit. Solla kundër nënave e kundër të rinjve rrënimtarin në mes të ditës, zbraza mbi ta papritur trazim e tmerrim.
9
U mek ajo që lindi shtatë fëmijë, e la fryma. I perëndoi dielli që me ditë, u turpërua e u trondit. Tepricën e tyre do t'i shkoj në shpatë para armiqve të tyre, kumton Zoti».
10
Vaj për mua, o nëna ime, që më linde mua njeri rragatjesh e kundërshtimesh për mbarë vendin! As dhashë e as mora hua, e, pra, të gjithë më mallkojnë.
11
Zoti tha: «A nuk të ruajta ty për të mirë? A nuk e bëra armikun të të lutej në kohë të liga e në kohë ngushtice?
12
A thyhet hekuri, hekuri i veriut dhe bronzi?
13
Pasurinë tënde dhe thesaret e tua do t'i jap për plaçkë, pa çmim, për shkak të mëkateve tuaja, anembanë trojeve tuaja.
14
Do të të bëj skllav të armiqve të tu në një tokë që ti nuk e njeh, se u ndez zjarri i zemërimit tim që do të përflaket kundër teje».
15
Ti e di, o Zot. Kujtohu për mua, eja tek unë e hakmerru me përndjekësit e mi. Falë durimit tënd, mos më zhbij. Përfille qortimin që durova për shkakun tënd.
16
U shfaqën fjalët e tua e unë i përpiva. Fjalët e tua u bënë për mua gëzimi e hareja e zemrës sime, sepse thirra emrin tënd, o Zot, Perëndia i ushtrive.
17
Nuk ndenja në shoqërinë e hokatarëve e nuk u argëtova. Për shkak të dorës sate ndenja i vetëm, se me hidhërim më kishe mbushur.
18
Pse nuk merr fund dhimbja ime e plaga ime e pashërueshme s'pranon të shërohet? Ti u bëre për mua si mashtrim, si uji, që s'i zihet besë.
19
Prandaj, kështu thotë Zoti: «Nëse kthehesh, unë do të të kthej e ti do të qëndrosh në praninë time. Nëse do të nxjerrësh të vyerën nga e pavyera, do të jesh si goja ime. Ata do të kthehen drejt teje, por ti nuk do të kthehesh drejt tyre.
20
Para këtij populli do të të bëj mur bronzi të fortifikuar. Do të luftojnë kundër teje, por nuk do të të mundin, se me ty do të jem unë, për të të çliruar», kumton Zoti.
21
«Do të të çliroj prej dorës së të paudhëve, do të të shpengoj prej dorës së mujsharëve».
← Chapter 14
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 30
Chapter 31
Chapter 32
Chapter 33
Chapter 34
Chapter 35
Chapter 36
Chapter 37
Chapter 38
Chapter 39
Chapter 40
Chapter 41
Chapter 42
Chapter 43
Chapter 44
Chapter 45
Chapter 46
Chapter 47
Chapter 48
Chapter 49
Chapter 50
Chapter 51
Chapter 52
Chapter 16 →
All chapters:
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31
32
33
34
35
36
37
38
39
40
41
42
43
44
45
46
47
48
49
50
51
52