bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 2018
/
Jeremiah 6
Jeremiah 6
Albanian 2018
← Chapter 5
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 30
Chapter 31
Chapter 32
Chapter 33
Chapter 34
Chapter 35
Chapter 36
Chapter 37
Chapter 38
Chapter 39
Chapter 40
Chapter 41
Chapter 42
Chapter 43
Chapter 44
Chapter 45
Chapter 46
Chapter 47
Chapter 48
Chapter 49
Chapter 50
Chapter 51
Chapter 52
Chapter 7 →
1
«Arratisuni, o bijtë e Benjaminit, nga mesi i Jerusalemit! Bjerini borisë në Tekoa, jepni një shenjë në Betkerem, se prej veriut u nis zezona e rrënimi i madh.
2
Të hijshmen, të brishtën, bijën e Sionit, do ta rrënoj.
3
Kundër saj do të vijnë barinjtë me grigjat e veta, përreth saj do t'i ngulin tendat, do të kullotin, secili në krahun e vet.
4
Përgatitni luftën kundër saj! Ngrihuni, ta sulmojmë në mes të ditës! Mjerë ne, se iku dita, se u zgjatën hijet e mbrëmjes.
5
Ngrihuni, ta sulmojmë natën, t'ia shembim fortesat.
6
Se kështu thotë Zoti i ushtrive: “Prijani pemët, ngrini ledhe rreth Jerusalemit. Këtë qytet e pret rrënimi, gjithçka është shtypëse në mesin e tij.
7
Siç e ruan pusi ujin e vet, ashtu e ka ruajtur të freskët paudhësinë. Dhunë e rrëmujë dëgjohet në të, lëngatë e plagë kam gjithmonë para syve.
8
Pranoje qortimin, Jerusalem, që të mos largohem prej teje, që mos të të kthej në shkretim, në tokë të pabanuar”.
9
Kështu thotë Zoti i ushtrive: “Shkoqeni, shkoqeni porsi hardhinë tepricën e Izraelit, vër dorë në të si vjelësi në shermende”.
10
Kujt t'i flas e t'i drejtohem, që të më dëgjojnë? Ja, veshët i kanë të parrethprerë e nuk mund të jenë të vëmendshëm. Ja, tallen me Fjalën e Zotit, nuk kënaqen me të.
11
Prandaj jam plot me zemërimin e Zotit, u lodha duke u përmbajtur. Zbraze, pra, përmbi fëmijët në rrugë, edhe përmbi kuvendin e të rinjve, se do të kapen burrë e grua, plak e i moshuar.
12
Shtëpitë e tyre do t'u jepen të tjerëve, me ara e me gra, se do të shtrij dorën mbi banorët e dheut, kumton Zoti.
13
Se nga më i vogli te më i madhi të gjithë kërkojnë përfitime, nga profeti te prifti të gjithë janë dredharakë.
14
E shërojnë plagën e popullit tim me mendjelehtësi duke thënë: “Paqe, paqe”, por paqe s'ka.
15
Mos vallë u vjen turp që veprojnë neveritshëm? As u vjen turp, as dinë të skuqen. Prandaj do të bien me të rënët, në kohën e ndëshkimit do të rrëzohen, thotë Zoti.
16
Kështu thotë Zoti: “Ndaluni ndanë udhëve e shikoni, pyesni për udhët e qëmoçme, ku është udha e mbarë, që të ecni në të e të gjeni prehje për shpirtrat tuaj”. Por ata thanë: “Nuk do të ecim andej”.
17
Atëherë ju caktova rojtarët: “Vërini vesh zërit të bririt!”. Por m'u përgjigjën: “Nuk do t'i vëmë vesh!”.
18
Prandaj, dëgjoni, o kombe, e merrni vesh, o kuvendarë, çfarë do t'u ndodhë.
19
Dëgjo, o tokë: “Ja, po i sjell të mbrapshtën këtij populli, frytin e shestimeve të tyre, se nuk u vunë vesh fjalëve të mia dhe e shpërfillën ligjin tim.
20
Pse më kushtoni temjanin e Shebës apo kanellën e shijshme që vjen prej së largu? Flitë tuaja të shkrumbimit nuk më kënaqin, flijimet tuaja nuk më pëlqejnë”.
21
Prandaj, kështu thotë Zoti: “Ja, do t'i vë pengesa këtij populli e ata do të pengohen etër e bij njësoj, i afërmi e miku i tij do të rrënohen”.
22
Kështu thotë Zoti: “Ja, një popull po vjen prej dheut të veriut, nga skajet e dheut një komb i madh po ngrihet,
23
harkun e heshtën vringëllojnë, është mizor e i pamëshirshëm, ushtima e tij si ushtima e detit, mbi kuaj kalërojnë, si trup i vetëm për betejë kundër teje, o bija e Sionit”.
24
Kur e dëgjuam këtë lajm, duart na u prenë, ankthi e dhimbjet na zunë si dhimbjet e gruas që lind.
25
Mos dilni ndër ara, mos ecni në rrugë, se armiku ka shpatë e gjithandej ka tmerr.
26
O bija e popullit tim, vish grathoren, zhgërryhu në hi, mbaj zi si për të vetmin djalë, vajto me hidhërim, se befas do të bjerë mbi ne rrënimtari.
27
Ty të caktova furrnaltë për të spastruar popullin tim, fortesë, që të vëresh e të shqyrtosh sjelljen e tij.
28
Të gjithë janë kryeneçë, përhapës trillimesh, janë si bronzi e hekuri, të gjithë janë shthurur.
29
Rrësheku i fryn zjarrit, që zjarri plumbin krejt ta shkrijë, por më kot bëhet shkrirja, se papastërtitë nuk ndahen.
30
“Argjend i përjashtuar” quhen, se Zoti i ka përjashtuar».
← Chapter 5
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 30
Chapter 31
Chapter 32
Chapter 33
Chapter 34
Chapter 35
Chapter 36
Chapter 37
Chapter 38
Chapter 39
Chapter 40
Chapter 41
Chapter 42
Chapter 43
Chapter 44
Chapter 45
Chapter 46
Chapter 47
Chapter 48
Chapter 49
Chapter 50
Chapter 51
Chapter 52
Chapter 7 →
All chapters:
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31
32
33
34
35
36
37
38
39
40
41
42
43
44
45
46
47
48
49
50
51
52