bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 2018
/
Jeremiah 20
Jeremiah 20
Albanian 2018
← Chapter 19
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 30
Chapter 31
Chapter 32
Chapter 33
Chapter 34
Chapter 35
Chapter 36
Chapter 37
Chapter 38
Chapter 39
Chapter 40
Chapter 41
Chapter 42
Chapter 43
Chapter 44
Chapter 45
Chapter 46
Chapter 47
Chapter 48
Chapter 49
Chapter 50
Chapter 51
Chapter 52
Chapter 21 →
1
Prifti Pashhur, biri i Imerit, kryepërgjegjës në tempullin e Zotit, e dëgjoi Jereminë duke profetizuar këto gjëra.
2
Pashhuri e rrahu profetin Jeremi dhe e futi në qelinë që gjendej te Porta e Epërme e Benjaminit, në tempullin e Zotit.
3
Të nesërmen, kur Pashhuri e nxori Jereminë nga qelia, Jeremia i tha: « Zoti nuk do të të thërrasë më Pashhur, por “tmerr rreth e qark”.
4
Se kështu thotë Zoti: ja, do të të fus tmerrin ty e mbarë miqve të tu. Do të bien prej shpatës së armiqve të tyre e ti do t'i shohësh me sytë e tu. Mbarë Judën do ta dorëzoj në dorë mbretit të Babilonisë. Ai do t'i shpërngulë në Babiloni e do t'i godasë me shpatë.
5
Mbarë pasurinë e këtij qyteti, të gjitha pronat, të gjitha gjërat e çmueshme dhe të gjitha thesaret e mbretërve të Judës do t'ua dorëzoj armiqve të tyre. Ata do t'i plaçkitin, do t'i kapin e do t'i shpërngulin në Babiloni.
6
Edhe ti, Pashhur, e gjithë sa banojnë në shtëpinë tënde, do të shkoni në robëri, në Babiloni do të shkoni, atje do të vdisni e atje do të varroseni, ti e të gjithë miqtë e tu, për të cilët ke profetizuar rrejshëm.
7
Ti më joshe, o Zot, e unë u josha, më munde e fitove. Shpoti u bëra tërë ditën, të gjithë tallen me mua
8
Se sa herë flas, bërtas: “Dhunë e rrënim!”, thërras, se shkak qesëndie u bë për mua fjala e Zotit e shkak përqeshjeje tërë ditën.
9
Thosha me vete: “Nuk do ta kujtoj më, e nuk do të flas më në emrin e tij”. Por kisha në zemër një si zjarr flakërues, të ndryrë brenda kockave të mia. U orvata ta ndalja, por nuk munda.
10
Dëgjoja pëshpërimat e shumicës: “Tmerr rreth e qark! Paditeni! Ta paditim!”. Të gjithë dashamirësit e mi prisnin rrëzimin tim: “Ndoshta do të gënjehet, mund ta mposhtim e të marrim hak kundër tij”.
11
Por Zoti është me mua porsi trim i frikshëm, ndaj do të dridhen përndjekësit e mi e nuk do të ngadhënjejnë. Do të koriten fare, se nuk do t'ia dalin, me turp të përhershëm që nuk do të harrohet.
12
O Zoti i ushtrive, që e shqyrton të drejtin, që shqyrton veshkat e zemrën, shfaqma hakmarrjen tënde kundër tyre, se ty ta parashtrova çështjen time.
13
Këndojini Zotit, lëvdojeni Zotin, se e çliroi jetën e nevojtarit nga dora e keqbërësit.
14
Mallkuar dita kur u linda! Dita kur më lindi ime më mos qoftë e bekuar!
15
Mallkuar qoftë njeriu që i solli lajmin tim eti e i tha: “Të ka lindur djalë” e me ngazëllim e ngazëlleu.
16
Ai njeri qoftë si qyteti, që Zoti e përmbysi pa mëshirë. Dëgjoftë britma në ag e ulërima në mesditë,
17
se nuk më la të vdisja që në bark; ime më do të ishte për mua varr e barku i saj shtatzënë përjetë.
18
Pse dola nga barku, për të parë mund e pikëllim e për t'i sosur me turp ditët e mia?».
← Chapter 19
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 30
Chapter 31
Chapter 32
Chapter 33
Chapter 34
Chapter 35
Chapter 36
Chapter 37
Chapter 38
Chapter 39
Chapter 40
Chapter 41
Chapter 42
Chapter 43
Chapter 44
Chapter 45
Chapter 46
Chapter 47
Chapter 48
Chapter 49
Chapter 50
Chapter 51
Chapter 52
Chapter 21 →
All chapters:
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31
32
33
34
35
36
37
38
39
40
41
42
43
44
45
46
47
48
49
50
51
52