bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 2018
/
Jeremiah 28
Jeremiah 28
Albanian 2018
← Chapter 27
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 30
Chapter 31
Chapter 32
Chapter 33
Chapter 34
Chapter 35
Chapter 36
Chapter 37
Chapter 38
Chapter 39
Chapter 40
Chapter 41
Chapter 42
Chapter 43
Chapter 44
Chapter 45
Chapter 46
Chapter 47
Chapter 48
Chapter 49
Chapter 50
Chapter 51
Chapter 52
Chapter 29 →
1
Në po atë vit, në fillim të mbretërimit të Sedekisë, mbretit të Judës, në vitin e katërt, në muajin e pestë, më foli Hananiahu, biri i Azurit, profetit të Gibeonit, në tempullin e Zotit, para priftërinjve e mbarë popullit, e më tha:
2
«Kështu thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit: do ta thyej zgjedhën e mbretit të Babilonisë.
3
Brenda dy vjetëve unë do t'i kthej në këtë vend të gjitha enët e tempullit të Zotit, që Nabukodonosori, mbreti i Babilonisë, i mori nga ky vend dhe i barti në Babiloni.
4
Do të kthej në këtë vend edhe Jehonjahun, birin e Jehojakimit, mbretit të Judës, si edhe të gjithë të shpërngulurit nga Juda, që shkuan në Babiloni, kumton Zoti, se unë do ta thyej zgjedhën e mbretit të Babilonisë».
5
Profeti Jeremi iu përgjigj profetit Hananiah para priftërinjve e mbarë popullit që gjendej në tempullin e Zotit.
6
Profeti Jeremi tha: «Amen! Ashtu e bëftë Zoti! I plotësoftë Zoti fjalët që profetizove e i ktheftë nga Babilonia në këtë vend enët e tempullit të Zotit dhe të gjithë të shpërngulurit!
7
Veçse, dëgjoje fjalën që kam për të thënë për veshët tuaj e për veshët e mbarë popullit:
8
profetët, që kanë jetuar para teje e para meje, kaherë kishin profetizuar luftë, uri e murtajë kundër shumë vendeve e mbretërive të mëdha.
9
Prandaj, për profetin që profetizon paqe, vetëm pasi t'i përmbushet fjala do të dihet se është një profet, që me të vërtetë e kishte dërguar Zoti ».
10
Atëherë profeti Hananiah e hoqi zgjedhën prej qafës së profetit Jeremi dhe e theu.
11
Pastaj Hananiahu foli para mbarë popullit e tha: «Kështu thotë Zoti: po kështu do ta thyej nga qafa e të gjitha kombeve zgjedhën e Nabukodonosorit, mbretit të Babilonisë, për dy vjet». Mandej profeti Jeremi shkoi udhës së vet.
12
Pasi profeti Hananiah e kishte thyer zgjedhën prej qafës së profetit Jeremi, fjala e Zotit iu drejtua Jeremisë e i tha:
13
«Shko e thuaji Hananiahut: “Kështu thotë Zoti: ti theve zgjedhën prej druri, por unë do të bëj një tjetër prej hekuri në vend të saj.
14
Se kështu thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit: u kam vënë në qafë të gjitha kombeve një zgjedhë të hekurt, që t'i nënshtrohen Nabukodonosorit, mbretit të Babilonisë, e t'i shërbejnë. Deri edhe kafshët e fushës ia kam dhënë atij”».
15
Atëherë profeti Jeremi i tha profetit Hananiah: «Dëgjo, Hananiah! Ty nuk të ka dërguar Zoti, por ti e ke shtyrë këtë popull t'i besojë gënjeshtrës,
16
prandaj, kështu thotë Zoti: “Ja, do të të fshij nga faqja e dheut. Këtë vit ti do të vdesësh, sepse ke shpallur kryeneçësi kundër Zotit ”».
17
Në muajin e shtatë të atij viti profeti Hananiah vdiq.
← Chapter 27
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 30
Chapter 31
Chapter 32
Chapter 33
Chapter 34
Chapter 35
Chapter 36
Chapter 37
Chapter 38
Chapter 39
Chapter 40
Chapter 41
Chapter 42
Chapter 43
Chapter 44
Chapter 45
Chapter 46
Chapter 47
Chapter 48
Chapter 49
Chapter 50
Chapter 51
Chapter 52
Chapter 29 →
All chapters:
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31
32
33
34
35
36
37
38
39
40
41
42
43
44
45
46
47
48
49
50
51
52