bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 2018
/
Jeremiah 33
Jeremiah 33
Albanian 2018
← Chapter 32
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 30
Chapter 31
Chapter 32
Chapter 33
Chapter 34
Chapter 35
Chapter 36
Chapter 37
Chapter 38
Chapter 39
Chapter 40
Chapter 41
Chapter 42
Chapter 43
Chapter 44
Chapter 45
Chapter 46
Chapter 47
Chapter 48
Chapter 49
Chapter 50
Chapter 51
Chapter 52
Chapter 34 →
1
Fjala e Zotit iu drejtua Jeremisë për të dytën herë, kur ai ishte mbyllur në tremen e rojës, e i tha:
2
«Kështu thotë Zoti, që bëri tokën, Zoti, që i dha trajtë për ta bërë të qëndrueshme dhe që Zot është emri i tij.
3
Thirrmë e unë do të të përgjigjem. Do të të tregoj gjëra të mëdha e të fshehura, për të cilat nuk ke njohuri.
4
Se kështu thotë Zoti, Perëndia i Izraelit, për shtëpitë e këtij qyteti dhe për pallatet e mbretit të Judës, që do të shemben nga rrethimi e nga shpata.
5
Ata po vijnë për të luftuar kundër kaldenjve, për ta mbushur vendin me kufomat e njerëzve, që unë do t'i godas në zemërimin e në tërbimin tim, sepse e kam fshehur fytyrën time nga ky qytet, për shkak të tërë ligësisë së tyre.
6
Ja, unë do t'i sjell shëndet e shërim, do t'i shëroj e do t'u zbuloj begatinë e paqes e të besnikërisë.
7
Do t'i kthej robërit e Judës dhe robërit e Izraelit e do t'i përtërij si dikur.
8
Do t'i pastroj nga të gjitha fajet me të cilat mëkatuan kundër meje dhe do ta fal tërë fajin e mëkatit e të kryeneçësisë së tyre kundër meje.
9
Do të jetë për mua emër gëzimi, lavdi e nderi mes të gjitha kombeve të tokës, që do të dëgjojnë për tërë mirësinë që unë u bëra dhe do të shtangen e do të dridhen për tërë të mirën dhe tërë begatinë që unë po bëj gati për ta.
10
Kështu thotë Zoti: sërish në këtë vend, për të cilin ju thoni se është i shkretuar, pa njerëz e pa shtazë, në qytetet e Judës e në rrugët e Jerusalemit, që janë shkretuar, pa njerëz, pa banorë e pa shtazë, do të dëgjohet
11
tingulli i gëzimit e tingulli i haresë, zëri i dhëndrit e zëri i nuses, zëri i atyre që thonë: “Përlëvdojeni Zotin e ushtrive, se i mirë është Zoti, se mirësia e tij mbetet përgjithmonë”, teksa sjellin fli falënderimi në tempullin e Zotit. Se unë do t'i kthej të robëruarit e tokës siç ishin në fillim, thotë Zoti.
12
Kështu thotë Zoti i ushtrive: në këtë vend të shkretuar, pa njerëz e pa shtazë, dhe në të gjitha qytetet e tij, do të ketë kullota për barinjtë që do të vendojnë grigjën.
13
Në qytetet kodrinore, në qytetet e Shefelahut e në qytetet e Negevit, në tokën e Benjaminit, në rrethinat e Jerusalemit e në qytetet e Judës, grigjat do të kalojnë përsëri në duart e atij që i numëron, thotë Zoti ».
14
«Ja, po vijnë ditët, kumton Zoti, kur do ta përmbush premtimin që i bëra shtëpisë së Izraelit e shtëpisë së Judës.
15
Në ato ditë e në atë kohë do të qes prej Davidit një pinjoll të drejtë, i cili do të zbatojë të drejtën dhe drejtësinë në vend.
16
Në ato ditë Juda do të shpëtohet, Jerusalemi do të banojë i qetë e do të thirret: Zoti është drejtësia jonë.
17
Se kështu thotë Zoti: Davidit nuk do t'i mungojë një burrë, që të ulet në fronin e shtëpisë së Izraelit.
18
As priftërinjve levitë nuk do t'u mungojë një burrë prej pranisë sime, që të kushtojë fli shkrumbimi, të djegë temjan e drithë e të kushtojë fli çdo ditë».
19
Fjala e Zotit iu drejtua Jeremisë e i tha:
20
«Kështu thotë Zoti: nëse mund ta thyeni besëlidhjen time me ditën dhe besëlidhjen time me natën, e të mos vijnë dita e nata në kohën e vet,
21
atëherë mund të thyhet edhe besëlidhja ime me Davidin, shërbëtorin tim, e nuk do të ketë një bir që të mbretërojë mbi fronin e tij, sikurse edhe me levitët priftërinj, shërbëtorët e mi.
22
Siç nuk mund të numërohet ushtria e qiellit e nuk mund të matet rëra e detit, kështu do t'i shumoj pasardhësit e Davidit, shërbëtorit tim, dhe levitët, që më shërbejnë».
23
Fjala e Zotit iu drejtua Jeremisë e i tha:
24
«A nuk e ke vënë re ç'thotë ky popull? Thonë: “ Zoti i përbuzi dy fiset që kishte zgjedhur”. Kështu e përçmojnë popullin tim, duke mos e parë më si komb.
25
Kështu thotë Zoti: po të mos vlente më besëlidhja ime me ditën e natën, po të mos e kisha caktuar unë ligjësinë e qiellit e të tokës,
26
atëherë do ta përbuzja farën e Jakobit e të Davidit, shërbëtorit tim, e nuk do të zgjidhja prej pasardhësve të tij një sundimtar mbi pasardhësit e Abrahamit, Isakut e Jakobit. Por unë do t'i kthej robërit e tyre e do të kem mëshirë për ta».
← Chapter 32
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 30
Chapter 31
Chapter 32
Chapter 33
Chapter 34
Chapter 35
Chapter 36
Chapter 37
Chapter 38
Chapter 39
Chapter 40
Chapter 41
Chapter 42
Chapter 43
Chapter 44
Chapter 45
Chapter 46
Chapter 47
Chapter 48
Chapter 49
Chapter 50
Chapter 51
Chapter 52
Chapter 34 →
All chapters:
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31
32
33
34
35
36
37
38
39
40
41
42
43
44
45
46
47
48
49
50
51
52