bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 2018
/
Jeremiah 26
Jeremiah 26
Albanian 2018
← Chapter 25
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 30
Chapter 31
Chapter 32
Chapter 33
Chapter 34
Chapter 35
Chapter 36
Chapter 37
Chapter 38
Chapter 39
Chapter 40
Chapter 41
Chapter 42
Chapter 43
Chapter 44
Chapter 45
Chapter 46
Chapter 47
Chapter 48
Chapter 49
Chapter 50
Chapter 51
Chapter 52
Chapter 27 →
1
Në fillim të mbretërimit të Jehojakimit, birit të Josisë, mbretit të Judës, Jeremisë iu drejtua kjo fjalë e Zotit e i tha:
2
«Kështu thotë Zoti: qëndro në tremen e tempullit të Zotit e thuaju të gjitha qyteteve të Judës, që vijnë për të adhuruar në tempullin e Zotit, të gjitha fjalët që të urdhëroj t'u thuash dhe mos hiq asnjë fjalë.
3
Ndoshta do të dëgjojnë dhe secili kthehet nga sjellja e vet e mbrapshtë. Edhe unë do të pendohem për të keqen që kisha menduar të bëja kundër tyre, për shkak të veprave të tyre të liga.
4
Ti thuaju: “Kështu thotë Zoti: nëse nuk më dëgjoni e nuk ecni sipas ligjit tim, që e kam vënë para jush,
5
e nuk i dëgjoni fjalët e profetëve, shërbëtorëve të mi, që jua kam dërguar pareshtur, por që ju nuk i keni dëgjuar,
6
do ta bëj këtë tempull si Shilohun e këtë qytet do ta kthej në mallkim për të gjitha kombet e tokës”».
7
Priftërinjtë, profetët e mbarë populli e dëgjuan Jereminë tek thoshte këto fjalë në tempullin e Zotit.
8
Pasi Jeremia mbaroi së thëni gjithçka i kishte urdhëruar Zoti t'i thoshte mbarë popullit, priftërinjtë, profetët e mbarë populli e kapën e i thanë: «Do të vdesësh.
9
Pse profetizove në emër të Zotit e the: “Ky tempull do të bëhet si Shilohu e ky qytet do të mbetet i shkretë e pa banorë”». Dhe mbarë populli u mblodh rreth Jeremisë, në tempullin e Zotit.
10
Kur i dëgjuan këto gjëra, prijësit e Judës u ngjitën nga pallati mbretëror në tempullin e Zotit dhe u ulën te hyrja e Portës së Re të tempullit të Zotit.
11
Atëherë priftërinjtë dhe profetët u thanë prijësve e mbarë popullit: «Ky njeri meriton gjykim me vdekje, sepse profetizoi kundër këtij qyteti, siç e dëgjuat me veshët tuaj».
12
Por Jeremia iu drejtua të gjithë prijësve e mbarë popullit e tha: « Zoti më dërgoi të profetizoj kundër këtij tempulli e këtij qyteti të gjitha fjalët që keni dëgjuar.
13
Prandaj, përmirësoni sjelljet dhe veprimet tuaja, dëgjojeni zërin e Zotit, Perëndisë suaj, dhe Zoti do të pendohet për të keqen që ka shpallur kundër jush.
14
Ndërsa unë, ja ku jam në dorën tuaj. Bëni me mua ç't'ju duket e mirë dhe e drejtë,
15
por dijeni mirë se, nëse doni të më vrisni, do të lyheni me gjak të pafajshëm ju e të gjithë banorët e këtij qyteti, se me të vërtetë Zoti më dërgoi te ju që të shpall në veshët tuaj të gjitha këto fjalë».
16
Atëherë prijësit dhe mbarë populli u thanë priftërinjve e profetëve: «Ky njeri nuk meriton të dënohet me vdekje, sepse na foli në emër të Zotit, Perëndisë sonë».
17
Atëherë disa prej pleqve të vendit u ngritën, iu drejtuan mbarë kuvendit të popullit e thanë:
18
«Mikah Morashtiu, që profetizonte në kohën e Ezekisë, mbretit të Judës, i pati thënë mbarë popullit të Judës: “Kështu thotë Zoti i ushtrive: Sioni do të plugohet si ara, Jerusalemi do të kthehet në gërmadhë e mali i tempullit në rrafshnaltë pyjore”.
19
A e vranë atë Ezekia, mbreti i Judës, dhe mbarë Juda? A nuk e pati frikë Zotin, a nuk kërkoi dashamirësinë e Zotit dhe Zoti u pendua për të keqen që kishte shpallur kundër tyre? Por ne jemi duke përgatitur një kob të madh kundër vetes sonë».
20
Edhe dikush tjetër profetizoi në emër të Zotit, Urjahu, biri i Shemajahut nga Kirjat Jearimi. Ai profetizoi kundër këtij qyteti e kundër kësaj toke me të njëjtat fjalë si të gjitha ato që foli Jeremia.
21
Mbreti Jehojakim, të gjithë luftëtarët e tij dhe të gjithë prijësit i dëgjuan fjalët e tij, por mbreti deshi ta vriste. Atëherë Urjahu e mori vesh, pati frikë, mori arratinë dhe iku në Egjipt.
22
Pastaj mbreti Jehojakim dërgoi njerëz në Egjipt, Elnatanin, birin e Akborit, e të tjerë me të,
23
të cilët e nxorën Urjahun nga Egjipti dhe e sollën te mbreti Jehojakim që e vrau me shpatë dhe ia hodhi kufomën në gropën e njerëzve të zakonshëm.
24
Por Ahikami, biri i Shafanit, e mbrojti Jereminë që të mos e linin në dorë të popullit, për ta vrarë.
← Chapter 25
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 30
Chapter 31
Chapter 32
Chapter 33
Chapter 34
Chapter 35
Chapter 36
Chapter 37
Chapter 38
Chapter 39
Chapter 40
Chapter 41
Chapter 42
Chapter 43
Chapter 44
Chapter 45
Chapter 46
Chapter 47
Chapter 48
Chapter 49
Chapter 50
Chapter 51
Chapter 52
Chapter 27 →
All chapters:
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31
32
33
34
35
36
37
38
39
40
41
42
43
44
45
46
47
48
49
50
51
52