bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 2018
/
Jeremiah 24
Jeremiah 24
Albanian 2018
← Chapter 23
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 30
Chapter 31
Chapter 32
Chapter 33
Chapter 34
Chapter 35
Chapter 36
Chapter 37
Chapter 38
Chapter 39
Chapter 40
Chapter 41
Chapter 42
Chapter 43
Chapter 44
Chapter 45
Chapter 46
Chapter 47
Chapter 48
Chapter 49
Chapter 50
Chapter 51
Chapter 52
Chapter 25 →
1
Zoti më tregoi dy shporta me fiq, vendosur kundruall tempullit të Zotit, pasi Nabukodonosori, mbreti i Babilonisë, kishte shpërngulur nga Jerusalemi Jehonjahun, birin e Jehojakimit, mbretit të Judës, princat e Judës, zejtarët e farkëtarët e Jerusalemit, dhe i kishte shpënë në Babiloni.
2
Njëra shportë ishte me fiq shumë të mirë, siç janë fiqtë e parë, ndërsa shporta tjetër ishte plot me fiq të këqij, aq të këqij sa nuk haheshin dot.
3
Zoti më tha: «Çfarë sheh, Jeremi?». U përgjigja: «Fiq. Fiqtë e mirë janë shumë të mirë e fiqtë e këqij, shumë të këqij. Aq të këqij, sa nuk hahen dot».
4
Atëherë fjala e Zotit m'u drejtua e tha:
5
«Kështu thotë Zoti, Perëndia i Izraelit: sikurse këta fiq të mirë, ashtu do t'i vështroj me mirësi të shpërngulurit e Judës që i dërgova nga ky vend në vendin e kaldenjve.
6
Do t'i ngul sytë e mi mbi ta për të mirën e tyre e do t'i kthej te kjo tokë. Do t'i ndërtoj e nuk do t'i shemb, do t'i mbjell e nuk do t'i shkul.
7
Do t'u jap një zemër që të më njohin, se unë jam Zoti. Ata do të jenë populli im e unë do të jem Perëndia i tyre, sepse do të kthehen tek unë me gjithë zemër.
8
Por, sikurse me këta fiq të këqij, aq të këqij sa nuk hahen dot, kështu thotë Zoti, njësoj do të sillem me Sedekinë, mbretin e Judës, me princat e tij, me tepricën e Jerusalemit, që do të mbetet në vend dhe me ata që banojnë në dheun e Egjiptit.
9
Do t'i bëj tmerr e kob për të gjitha mbretëritë e tokës, përçmim e përrallë, tallje e mallkim në të gjitha vendet ku do t'i dëboj.
10
Do të dërgoj kundër tyre shpatën, urinë e murtajën, derisa t'i shuaj nga dheu që u dhashë atyre dhe etërve të tyre».
← Chapter 23
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 30
Chapter 31
Chapter 32
Chapter 33
Chapter 34
Chapter 35
Chapter 36
Chapter 37
Chapter 38
Chapter 39
Chapter 40
Chapter 41
Chapter 42
Chapter 43
Chapter 44
Chapter 45
Chapter 46
Chapter 47
Chapter 48
Chapter 49
Chapter 50
Chapter 51
Chapter 52
Chapter 25 →
All chapters:
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31
32
33
34
35
36
37
38
39
40
41
42
43
44
45
46
47
48
49
50
51
52