bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 2018
/
Jeremiah 44
Jeremiah 44
Albanian 2018
← Chapter 43
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 30
Chapter 31
Chapter 32
Chapter 33
Chapter 34
Chapter 35
Chapter 36
Chapter 37
Chapter 38
Chapter 39
Chapter 40
Chapter 41
Chapter 42
Chapter 43
Chapter 44
Chapter 45
Chapter 46
Chapter 47
Chapter 48
Chapter 49
Chapter 50
Chapter 51
Chapter 52
Chapter 45 →
1
Fjala iu drejtua Jeremisë për të gjithë judenjtë, që banonin në dheun e Egjiptit, në Migdol, në Tahpanhes, në Memfis e në dheun e Patrosit, e i tha:
2
«Kështu thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit: ju e patë tërë zezonën që çova kundër Jerusalemit e kundër të gjitha qyteteve të Judës. Ja, sot janë të shkretuara e pa banorë,
3
për shkak të ligësisë që kryen, për të më zemëruar, duke shkuar për t'u kushtuar temjan e për t'u shërbyer perëndive të tjerë, që nuk i njihnit as ju, as etërit tuaj.
4
Unë ju kam dërguar pareshtur të gjithë shërbëtorët e mi, profetët, për t'ju thënë: mos e bëni këtë pështirësi, që unë e urrej,
5
por ata nuk më dëgjuan e nuk ma vunë veshin për të hequr dorë nga ligësia e tyre e për të mos u kushtuar temjan perëndive të tjerë.
6
Prandaj, zemërimi im e hidhërimi im u zbrazën e u ndezën në qytetet e Judës e në rrugët e Jerusalemit, që u shkatërruan e u shkretuan, siç janë edhe sot.
7
Prandaj, kështu thotë Zoti, Perëndia i ushtrive, Perëndia i Izraelit: pse po e kryeni këtë ligësi të madhe kundër vetes suaj, sa të zhbihen prej jush burri e gruaja, fëmija e foshnja, e të mos mbesë prej jush një tepricë?
8
Pse më zemëroni me veprat e duarve tuaja, duke u kushtuar temjan perëndive të huaj në dheun e Egjiptit, ku keni ardhur për të banuar, që të zhbiheni e të bëheni mallkim e tallje mes të gjitha kombeve të dheut?
9
A i keni harruar ligësitë e etërve tuaj, ligësitë e mbretërve të Judës, ligësitë e prijësve tuaj, ligësitë tuaja e të grave tuaja, që kryet në dheun e Judës e në rrugët e Jerusalemit?
10
Nuk janë penduar deri më sot, nuk janë druajtur e nuk kanë ecur sipas ligjit tim e rregullave të mia që ju parashtrova juve dhe etërve tuaj.
11
Prandaj, kështu thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit: ja, po kthej fytyrën kundër jush për keq e për ta zhbirë tërë Judën.
12
Do ta marr tepricën e Judës, që vendosi të vinte e të banonte në dheun e Egjiptit, do të marrin fund të gjithë në dheun e Egjiptit, do të bien prej shpatës e prej urisë do të marrin fund që nga më i vogli te më i madhi. Prej shpatës e prej urisë do të vdesin e do të bëhen mallkim, tmerr, nëmë e tallje.
13
Do t'i ndëshkoj ata që banojnë në dheun e Egjiptit, siç ndëshkova Jerusalemin, me shpatë, me uri e me murtajë.
14
Nuk do të shpëtojë as do të ikë askush nga teprica e Judës që ka ardhur për të banuar në dheun e Egjiptit për t'u kthyer në dheun e Judës, ku dëshirojnë të kthehen për të banuar. Nuk do të kthehen, përveç disa të ikurve».
15
Atëherë të gjithë burrat që e dinin se gratë e tyre u kishin kushtuar temjan perëndive të tjerë dhe të gjitha gratë e pranishme, pra një bashkësi e madhe, dhe mbarë populli që banonte në Patros, në dheun e Egjiptit, u përgjigjën:
16
«Për fjalën që the në emër të Zotit ne nuk do të të dëgjojmë,
17
por do të bëjmë gjithçka kemi premtuar, do t'i kushtojmë temjan mbretëreshës së qiejve e do të kushtojmë fli stërpikjeje, siç kemi bërë ne dhe etërit tanë, mbretërit e prijësit tanë në qytetet e Judës e në rrugët e Jerusalemit, se qemë të nginjur me ushqim, patëm begati e nuk pamë asnjë fatkeqësi.
18
Që kur nuk i kushtojmë më temjan e fli stërpikjeje mbretëreshës së qiellit, na ka munguar gjithçka e morëm fund prej shpatës e prej urisë».
19
Ndërsa gratë thanë: «Kur i kushtojmë temjan e fli stërpikjeje mbretëreshës së qiellit, mos vallë pa burrat tanë ia bëjmë kuleçtë, sipas shëmbëllimit të saj, dhe i kushtojmë fli stërpikjeje?».
20
Jeremia i tha mbarë popullit, burrave, grave e të gjithë popullit që i kishte kthyer përgjigje:
21
«A nuk e kujton dhe a nuk e mban mend Zoti temjanin që kushtuat në qytetet e Judës e nëpër rrugët e Jerusalemit ju dhe etërit tuaj, mbretërit, prijësit tuaj e mbarë populli i vendit?
22
Zoti nuk mund t'i duronte më veprat tuaja të liga dhe pështirësitë që kryet, prandaj toka juaj u bë shkretim, tmerr, nëmë e pa banorë, siç është edhe sot.
23
Ju kushtuat temjan e mëkatuat kundër Zotit, nuk e dëgjuat zërin e Zotit dhe nuk ecët sipas ligjit të tij, sipas rregullave të tij dhe dëshmive të tij, prandaj ju ra kjo zezonë, siç është edhe sot».
24
Pastaj Jeremia i tha mbarë popullit dhe të gjitha grave: «Dëgjojeni fjalën e Zotit të gjithë ju judenjtë që jeni në Egjipt.
25
Kështu thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit: ju dhe gratë tuaja e keni shpallur me gojën tuaj dhe e keni zbatuar me duart tuaja, çfarë kishit thënë: “Ne do t'i përmbushim të gjitha zotimet që kemi bërë, për t'i kushtuar temjan e fli stërpikjeje mbretëreshës së qiellit”. Kryejini zotimet tuaja e zbatojini zotimet tuaja.
26
Megjithatë, dëgjojeni fjalën e Zotit, të gjithë ju judenj që banoni në dheun e Egjiptit. Ja, betohem për emrin tim të madh, thotë Zoti, se emri im nuk do të thirret më në dheun e Egjiptit nga goja e asnjë judeu që thotë: “Pasha Zotin, Zotin tim!”.
27
Ja, do t'i këqyr për keq e jo për mirë. Secili jude, që është në dheun e Egjiptit, do të goditet me shpatë e me uri, deri në shfarosje.
28
Të shpëtuarit nga shpata do të kthehen nga dheu i Egjiptit në dheun e Judës, të paktë në numër, ndërsa mbarë teprica e Judës, që shkoi të banojë në dheun e Egjiptit, do ta marrë vesh cila fjalë do të mbahet, e imja apo e tyrja.
29
Kjo do të jetë për ju shenja, kumton Zoti, se unë do ta ndëshkoj këtë vend, që ta merrni vesh se fjalët e mia do të mbahen për të keqen tuaj.
30
Kështu thotë Zoti: ja, do ta lë faraonin Hofra, mbretin e Egjiptit, në dorë të armiqve të tij dhe të atyre që duan t'ia marrin shpirtin, siç lashë Sedekinë, mbretin e Judës, në dorë të Nabukodonosorit, mbretit të Babilonisë, armikut të tij, që donte t'ia merrte shpirtin».
← Chapter 43
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 30
Chapter 31
Chapter 32
Chapter 33
Chapter 34
Chapter 35
Chapter 36
Chapter 37
Chapter 38
Chapter 39
Chapter 40
Chapter 41
Chapter 42
Chapter 43
Chapter 44
Chapter 45
Chapter 46
Chapter 47
Chapter 48
Chapter 49
Chapter 50
Chapter 51
Chapter 52
Chapter 45 →
All chapters:
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31
32
33
34
35
36
37
38
39
40
41
42
43
44
45
46
47
48
49
50
51
52