bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 2018
/
Jeremiah 36
Jeremiah 36
Albanian 2018
← Chapter 35
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 30
Chapter 31
Chapter 32
Chapter 33
Chapter 34
Chapter 35
Chapter 36
Chapter 37
Chapter 38
Chapter 39
Chapter 40
Chapter 41
Chapter 42
Chapter 43
Chapter 44
Chapter 45
Chapter 46
Chapter 47
Chapter 48
Chapter 49
Chapter 50
Chapter 51
Chapter 52
Chapter 37 →
1
Në vitin e katërt të Jehojakimit, birit të Josisë, mbretit të Judës, Jeremisë iu drejtua kjo fjalë e Zotit e i tha:
2
«Merr një rrotull e shkruaj në të të gjitha fjalët që të thashë kundër Izraelit, kundër Judës e kundër të gjitha kombeve, që nga koha e Josisë e deri më sot.
3
Ndoshta njerëzit e shtëpisë së Judës do të dëgjojnë të gjithë zezonën që kam ndër mend të bëj kundër tyre, prandaj do të heqin dorë secili nga sjellja e vet e ligë e unë do t'ua fal fajin e mëkatin».
4
Jeremia thirri Barukun, birin e Neriahut, dhe Baruku shkroi në rrotull çfarë i tha Jeremia, të gjitha fjalët që i kishte thënë Zoti.
5
Atëherë Jeremia urdhëroi Barukun e i tha: «Unë e kam të ndaluar e nuk mund të shkoj në tempullin e Zotit,
6
prandaj shko ti në tempullin e Zotit, në një ditë agjërimi dhe lexo fjalët e Zotit në rrotullën që shkrove siç të thashë unë. Lexoji që t'i dëgjojnë edhe të gjithë judenjtë që do të vijnë prej qyteteve të tyre.
7
Ndoshta përgjërimi i tyre do të mbërrijë para Zotit dhe secili do të heqë dorë prej sjelljeve të veta të liga, sepse i madh është zemërimi e hidhërimi që lajmëroi Zoti kundrejt këtij populli».
8
Baruku, biri i Neriahut, bëri gjithçka i urdhëroi profeti Jeremi për leximin e librit të fjalëve të Zotit në tempullin e Zotit.
9
Në vitin e pestë të Jehojakimit, birit të Josisë, mbretit të Judës, në muajin e nëntë, u shpall një agjërim para Zotit për të gjithë popullin e Jerusalemit dhe për të gjithë popullin që kishte ardhur në Jerusalem prej qyteteve të Judës.
10
Baruku lexoi rrotullën, para gjithë popullit, fjalët e Jeremisë, në tempullin e Zotit, në dhomën e Gemariahut, birit të Shafanit, shkruesit, në tremen e epërme, te hyrja e Portës së Re të shtëpisë së Zotit.
11
Mikea, biri i Gemariahut, të birit të Shafanit, i dëgjoi të gjitha fjalët e Zotit të lexuara nga rrotulla,
12
zbriti nga pallati mbretëror në dhomën e shkruesit dhe, ja, ishin ulur të gjithë prijësit: Elishamai, shkrues; Delajahu, biri i Shemajahut; Elnatani, biri i Akborit; Gemariahu, biri i Shafanit, Sedekia, biri i Hananiahut dhe të gjithë prijësit.
13
Mikea u tregoi të gjitha fjalët që kishte dëgjuar kur Baruku kishte lexuar rrotullën para popullit.
14
Atëherë të gjithë prijësit dërguan Jehudiun, birin e Netanjahut, të birit të Shelemiahut, të birit të Kushit, për t'i thënë Barukut: «Merre në dorë rrotullën që lexove para popullit dhe eja». Atëherë Baruku, biri i Neriahut, mori në dorë rrotullën e shkoi tek ata.
15
I thanë: «Ulu e lexoje para nesh». Baruku e lexoi para tyre.
16
Kur i dëgjuan të gjitha ato fjalë, u kthyen tërë frikë nga njëri-tjetri e i thanë Barukut: «Të gjitha këto fjalë duhet t'ia tregojmë mbretit».
17
Pastaj e pyetën Barukun: «Na trego, pra, si i shkrove të gjitha këto fjalë. Prej gojës së tij?».
18
Baruku u përgjigj: «Ai m'i shpalli të gjitha këto fjalë dhe unë i shkrova me bojë në rrotull».
19
Prijësit i thanë Barukut: «Shko e fshihu ti dhe Jeremia e të mos e marrë vesh njeri ku gjendeni».
20
Ata shkuan te mbreti në treme, pasi e kishin lënë rrotullën në dhomën e shkruesit Elishama, dhe i treguan mbretit gjithçka.
21
Atëherë mbreti dërgoi Jehudiun të merrte rrotullën. Jehudiu e mori nga dhoma e Elishamait, shkruesit, dhe e lexoi para mbretit e para të gjithë prijësve që rrinin më këmbë pranë mbretit.
22
Mbreti rrinte ulur në pjesën dimërore të pallatit dhe kishte përpara mangallin me zjarrin ndezur, se ishte muaji i nëntë.
23
Pasi Jehudiu lexoi tri a katër shtylla, mbreti filloi t'i priste me briskun e shkruesit dhe t'i hidhte në zjarr, në mangall, derisa tërë rrotulla u dogj në zjarrin e mangallit.
24
As mbreti e as prijësit e tij nuk u trembën e nuk i shqyen petkat kur i dëgjuan këto fjalë.
25
Edhe kur Elnatani, Delajahu e Gemariahu iu lutën mbretit të mos e digjte rrotullën, ai nuk i dëgjoi,
26
përkundrazi, urdhëroi Jerahmelin, birin e mbretit, Serajahun, birin e Azrielit, dhe Shelemiahun, birin e Abdelit, t'i kapnin Barukun, shkruesin, dhe profetin Jeremi. Por Zoti i kishte fshehur.
27
Pasi mbreti e dogji rrotullën me fjalët që kishte shkruar Baruku siç kishin dalë nga goja e Jeremisë, fjala e Zotit iu drejtua Jeremisë e i tha:
28
«Merr prapë një rrotull tjetër e shkruaj në të të gjitha fjalët që ishin në rrotullën e mëparshme, të cilën e dogji Jehojakimi, mbreti i Judës.
29
Shpall kundër Jehojakimit, mbretit të Judës: “Kështu thotë Zoti: ti e dogje atë rrotull duke thënë: ‘Pse ke shkruar se vërtet do të vijë mbreti i Babilonisë, do ta shkatërrojë këtë vend e do të zhbijë njerëz e kafshë?’.
30
Prandaj, kështu thotë Zoti kundër Jehojakimit, mbretit të Judës: nuk do të ketë kush të ulet pas tij në fronin e Davidit dhe kufoma e tij do të hidhet përjashta, në vapën e ditës e në acarin e natës.
31
Unë do ta ndëshkoj atë, pasardhësit e tij dhe shërbëtorët e tij, për shkak të ligësisë së tyre. Mbi ta, mbi banorët e Jerusalemit dhe mbi popullin e Judës do të dërgoj tërë zezonën që lajmërova kundër tyre, por ata nuk më dëgjuan”».
32
Jeremia mori një tjetër rrotull e ia dha Barukut, birit të Neriahut, shkruesit, i cili shkroi çfarë doli nga goja e Jeremisë, të gjitha fjalët e rrotullës, që kishte djegur në zjarr Jehojakimi, mbreti i Judës. Atyre fjalëve iu shtuan edhe shumë të tjera si ato.
← Chapter 35
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 30
Chapter 31
Chapter 32
Chapter 33
Chapter 34
Chapter 35
Chapter 36
Chapter 37
Chapter 38
Chapter 39
Chapter 40
Chapter 41
Chapter 42
Chapter 43
Chapter 44
Chapter 45
Chapter 46
Chapter 47
Chapter 48
Chapter 49
Chapter 50
Chapter 51
Chapter 52
Chapter 37 →
All chapters:
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31
32
33
34
35
36
37
38
39
40
41
42
43
44
45
46
47
48
49
50
51
52