bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 2018
/
Jeremiah 11
Jeremiah 11
Albanian 2018
← Chapter 10
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 30
Chapter 31
Chapter 32
Chapter 33
Chapter 34
Chapter 35
Chapter 36
Chapter 37
Chapter 38
Chapter 39
Chapter 40
Chapter 41
Chapter 42
Chapter 43
Chapter 44
Chapter 45
Chapter 46
Chapter 47
Chapter 48
Chapter 49
Chapter 50
Chapter 51
Chapter 52
Chapter 12 →
1
Fjala që Zoti i drejtoi Jeremisë e i tha:
2
«Dëgjojini fjalët e kësaj besëlidhjeje dhe foluni njerëzve të Judës e banorëve të Jerusalemit.
3
Thuaju atyre: “Kështu thotë Zoti, Perëndia i Izraelit: mallkuar qoftë njeriu që nuk i dëgjon fjalët e kësaj besëlidhjeje,
4
që u urdhërova etërve tuaj, kur i nxora nga toka e Egjiptit, nga shkritoret. U pata thënë: dëgjojeni zërin tim dhe zbatoni gjithçka ju urdhërova, që ju të jeni populli im e unë të jem Perëndia juaj,
5
që të mund ta mbaj betimin që u bëra etërve tuaj, për t'u dhënë një tokë ku rrjedh qumësht e mjaltë, siç është sot”». Atëherë unë u përgjigja: «Ashtu qoftë, Zot!».
6
Dhe Zoti më tha: «Shpall në qytetet e Judës dhe në rrugët e Jerusalemit të gjitha këto fjalë: dëgjojini fjalët e kësaj besëlidhjeje dhe zbatojini,
7
se fort i porosita etërit tuaj, që nga dita kur i nxora nga Egjipti deri më sot, duke u thënë ta dëgjonin zërin tim.
8
Por ata nuk dëgjuan e nuk vunë vesh, përkundrazi, secili ndoqi kryeneçësinë e zemrës së vet të ligë, prandaj ua vura kundër të gjitha fjalët e kësaj besëlidhjeje që u urdhërova ta zbatonin, por nuk e zbatuan».
9
Zoti më tha: «Njerëzit e Judës dhe banorët e Jerusalemit kanë bërë një përbetim.
10
Ata iu kthyen ligësive të hershme të etërve të tyre, të cilët nuk deshën t'i dëgjonin fjalët e mia, por shkuan pas perëndive të tjerë e u shërbyen. Shtëpia e Izraelit dhe shtëpia e Judës e thyen besëlidhjen që unë kisha bërë me etërit e tyre.
11
Prandaj, kështu thotë Zoti: ja, po u lëshoj një fatkeqësi, prej të cilës nuk mund të shpëtojnë. Atëherë ata do të më thërrasin, por unë nuk do t'i dëgjoj.
12
Qytetet e Judës dhe banorët e Jerusalemit do të shkojnë e do të thërrasin perënditë, të cilëve u kushtojnë temjan, por ata nuk do t'i shpëtojnë, kur t'i ketë zënë fatkeqësia.
13
Se sa numri i qyteteve të tua janë edhe perënditë e tua, o Judë. Sa numri i rrugëve të Jerusalemit janë altarët e turpit, altarët për t'i kushtuar temjan Baalit.
14
Ti mos u lut për këtë popull. Mos lartëso përgjërime e lutje për të, se nuk do t'i dëgjoj, kur të më thërrasin në fatkeqësinë e tyre.
15
Çfarë do i shtrenjti im në shtëpinë time? Ka kryer shumë vepra të liga. A mund të ta shmangë ndëshkimin mishi i kushtuar, që pastaj të ngazëllesh?
16
Ulli i harlisur, i bukur e me fryte të shijshme, kështu ta kishte vënë emrin Zoti. Me ushtimën e stuhisë i vuri zjarr e u dogjën degët e tij.
17
Zoti i ushtrive, që të mbolli, shpalli fatkeqësinë kundër teje, nga fatkeqësia që i shkaktoi vetes shtëpia e Izraelit dhe shtëpia e Judës, duke më zemëruar me flinë kushtuar Baalit.
18
Zoti ma bëri të ditur dhe unë e mora vesh, atëherë m'i zbulove veprimet e tyre.
19
E unë, si qengj i butë që e çojnë në thertore, nuk e dija se sendërgjonin kundër meje: “Ta shembim pemën sa ka fryte, ta shkulim nga toka e të gjallëve, të mos i kujtohet më emri!”.
20
O Zoti i ushtrive, gjykatës i drejtë, ti që veshkat dhe zemrën shqyrton, ma shfaq hakmarrjen tënde kundër tyre, se ty ta parashtrova çështjen time.
21
Prandaj, kështu thotë Zoti i ushtrive kundër njerëzve të Anatotit që duan të të marrin shpirtin e më thonë: “Mos profetizo në emër të Zotit, që mos të të vrasim me duart tona”.
22
Prandaj, kështu thotë Zoti i ushtrive: “Ja, do t'i ndëshkoj. Të rinjtë e tyre do të vdesin prej shpatës. Bijtë e bijat e tyre do të vdesin prej urisë.
23
Nuk do të mbesë gjallë askush prej tyre, se do t'u lëshoj fatkeqësinë njerëzve të Anatotit, në vitin e ndëshkimit të tyre”».
← Chapter 10
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 30
Chapter 31
Chapter 32
Chapter 33
Chapter 34
Chapter 35
Chapter 36
Chapter 37
Chapter 38
Chapter 39
Chapter 40
Chapter 41
Chapter 42
Chapter 43
Chapter 44
Chapter 45
Chapter 46
Chapter 47
Chapter 48
Chapter 49
Chapter 50
Chapter 51
Chapter 52
Chapter 12 →
All chapters:
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31
32
33
34
35
36
37
38
39
40
41
42
43
44
45
46
47
48
49
50
51
52