bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 2018
/
Jeremiah 8
Jeremiah 8
Albanian 2018
← Chapter 7
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 30
Chapter 31
Chapter 32
Chapter 33
Chapter 34
Chapter 35
Chapter 36
Chapter 37
Chapter 38
Chapter 39
Chapter 40
Chapter 41
Chapter 42
Chapter 43
Chapter 44
Chapter 45
Chapter 46
Chapter 47
Chapter 48
Chapter 49
Chapter 50
Chapter 51
Chapter 52
Chapter 9 →
1
«Në atë kohë, kumton Zoti, do të nxirren nga varret eshtrat e mbretërve të Judës, eshtrat e princave, eshtrat e priftërinjve, eshtrat e profetëve dhe eshtrat e banorëve të Jerusalemit.
2
Do të shpërndahen para diellit e hënës, para mbarë ushtrisë së qiejve, që ata i deshën, të cilëve u shërbyen, pas të cilëve shkuan, që u kërkuan udhëzim e i adhuruan. Jo, nuk do të mblidhen e as do të varrosen, por do të mbeten si plehu përmbi dhe.
3
Do të zgjedhë vdekjen më shumë se jetën mbarë teprica që do të mbesë prej kësaj dere të mbrapshtë në vendet ku do t'i dëboj, kumton Zoti i ushtrive».
4
«Do t'u thuash, se kështu thotë Zoti: kush rrëzohet, a nuk ngrihet sërish? Kush shmanget, a nuk kthehet sërish?
5
Përse ky popull, Jerusalemi, u shmang, u bë besëshkalë, kokëfortë, u kap fort pas mashtrimit e u bë i pandreqshëm?
6
Ua vura veshin dhe i dëgjova, por nuk flisnin hijshëm. Askush nuk tërhiqet nga ligësia e vet e thotë: “Çfarë bëra?”. Të gjithë kthehen në harbimin e vet, siç lëshohet kali në betejë.
7
Edhe lejleku në qiell e njeh kohën e vet, turtulli, dallëndyshja e mëllenja e mbajnë kohën e rikthimit, por populli im nuk e njeh ligjësinë e Zotit.
8
Si mund të thoni: jemi të urtë, se kemi me vete ligjin e Zotit? Ja, në mashtrim e ktheu pena mashtruese e shkruesve.
9
Të urtët do të turpërohen, do të hutohen e do të zihen në lak. Ja, e përzunë fjalën e Zotit, e çfarë urtie mund të kenë?
10
Prandaj, gratë e tyre do t'ua jap të tjerëve, arat e tyre pushtuesve, se nga më i vogli te më i madhi të gjithë kërkojnë të përfitojnë, nga profeti deri te prifti të gjithë veprojnë me mashtrim.
11
Mjekojnë me mendjelehtësi plagën e popullit tim e thonë: “Paqe, paqe”, por paqe nuk ka.
12
A u bënë me turp kur vepruan neveritshëm? As turpi nuk i mbuloi, as të skuqen nuk ditën, prandaj do të bien me të rënët, kur t'i ndëshkoj, do të shemben, kumton Zoti.
13
Do të mblidhja e do të vilja, kumton Zoti, por nuk ka vile në hardhi, nuk ka fiq në fik, edhe gjethet janë vyshkur gjithçka u dhashë ka kaluar.
14
Pse rrimë shtruar ne? Mblidhuni të shkojmë në qytetet e fortifikuara e aty të fundosemi, se Zoti, Perëndia ynë, na fundosi, se na dha të pimë ujë me helm, ngaqë mëkatuam kundër Zotit.
15
Prisnim paqen, por nuk ka mirësi, kohën e shërimit, por, ja, tmerr.
16
Nga Dani dëgjohet hingëllima e kuajve të tij, prej zërit ushtues të hamshorëve të tij dridhet toka mbarë. Vijnë dhe e përpijnë tokën me gjithçka është plot, qytetin me banorët e tij.
17
Se ja, po dërgoj mes jush gjarpërinj, nepërka që nuk magjepsen, dhe do t'ju kafshojnë, kumton Zoti ».
18
«Iku ngazëllimi im e më mbuloi pikëllimi, zemra po më lëshon.
19
Ja zëri kushtrues i bijës së popullit tim nga një tokë e largët: “A nuk është Zoti në Sion? A nuk është aty mbreti i tij? Përse më zemëruan me idhujt e tyre, me kotësitë e huaja?”.
20
Kaluan të korrat, iku vera e ne nuk kemi shpëtim.
21
Lëndimi i bijës së popullit tim më lëndon, mbaj zi e më ka zënë pikëllimi.
22
A nuk ka balsam në Gilead? A nuk ka mjek atje? Përse, pra, nuk iu përtëri shëndeti bijës së popullit tim?
23
Ah, kokën gurrë uji ta kisha e sytë burim lotësh, ditë e natë të qaja të therurit e bijës së popullit tim».
← Chapter 7
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 30
Chapter 31
Chapter 32
Chapter 33
Chapter 34
Chapter 35
Chapter 36
Chapter 37
Chapter 38
Chapter 39
Chapter 40
Chapter 41
Chapter 42
Chapter 43
Chapter 44
Chapter 45
Chapter 46
Chapter 47
Chapter 48
Chapter 49
Chapter 50
Chapter 51
Chapter 52
Chapter 9 →
All chapters:
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31
32
33
34
35
36
37
38
39
40
41
42
43
44
45
46
47
48
49
50
51
52