bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 2018
/
Jeremiah 14
Jeremiah 14
Albanian 2018
← Chapter 13
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 30
Chapter 31
Chapter 32
Chapter 33
Chapter 34
Chapter 35
Chapter 36
Chapter 37
Chapter 38
Chapter 39
Chapter 40
Chapter 41
Chapter 42
Chapter 43
Chapter 44
Chapter 45
Chapter 46
Chapter 47
Chapter 48
Chapter 49
Chapter 50
Chapter 51
Chapter 52
Chapter 15 →
1
Fjala e Zotit drejtuar Jeremisë në lidhje me thatësirën.
2
Juda është në zi e portat e tij lëngojnë, vajtojnë përdhe e gjëma e Jerusalemit ngrihet lart.
3
Fisnikët e tyre dërgojnë vegjëlinë për ujë, vijnë te sternat, por ujë nuk gjejnë e kthehen me enët zbrazur. Mbeten të turpëruar e të poshtëruar, ndaj kokën mbulojnë.
4
Dheu është plasaritur, se nuk bie shi mbi tokë, ndaj bujqit janë turpëruar e kokën kanë mbuluar,
5
edhe drenusha në fushë pjell dhe e braktis pjellën, se nuk ka bar.
6
Gomarët e egër qëndrojnë mbi rrahe, gulçojnë për frymë si çakej, u perëndojnë sytë, se nuk ka blerim.
7
«Ndonëse fajet tona dëshmojnë kundër nesh, o Zot, vepro për hir të emrit tënd, se të shumta janë pabesitë tona, kundër teje kemi mëkatuar.
8
O shpresë e Izraelit, shpëtimtari i tij në kohë ngushtice, pse do të jesh si bujtës në tokë, si kalimtar që kthehet për një natë?
9
Pse bën si njeri i hutuar, si trimi që nuk mund të sjellë shpëtim? Por, ti je mes nesh, o Zot, e mbi ne thirret emri yt. Mos na braktis!».
10
Kështu thotë Zoti për këtë popull: «Ua ka ënda të enden, nuk u zënë këmbët dhe, prandaj nuk i pëlqejnë Zotit. Ai do të kujtohet për fajet e tyre dhe do t'i ndëshkojë mëkatet e tyre».
11
Zoti më tha: «Mos u lut për këtë popull, për mirëqenien e tij.
12
Edhe po të agjërojnë, nuk do t'ua dëgjoj britmën. Edhe po të kushtojnë fli shkrumbimi e fli drithi, nuk do t'i pranoj. Përkundrazi, me shpatë, me zi buke e me murtajë do t'i shfaros».
13
Atëherë thashë: «Ah, Zot, Zoti im! Ja, profetët u thonë: nuk do të shihni shpatë, as do të ketë zi buke për ju, se ai do t'ju japë një paqe të vërtetë në këtë vend».
14
Pastaj Zoti më tha: «Profetët kanë profetizuar gënjeshtra në emrin tim. Unë nuk i kam dërguar, nuk u kam dhënë urdhra e nuk u kam folur. Ata ju profetizojnë vegime të rreme, parashikime të kota dhe mashtrimet e zemrave të veta.
15
Prandaj, kështu thotë Zoti për profetët që profetizojnë në emrin tim, megjithëse nuk i kam dërguar unë, dhe që thonë: “As shpata, as zia e bukës nuk do të bien mbi këtë tokë”. Prej shpatës e zisë së bukës do të marrin fund ata profetë.
16
Populli, të cilit ata do t'i profetizojnë, do të nxirret jashtë në rrugët e Jerusalemit, për shkak të zisë së bukës e të shpatës, pa pasur kush t'i varrosë as ata, as gratë, as bijtë e as bijat e tyre. Do të zbraz mbi ta ligësitë e tyre.
17
Ti thuaju këtë fjalë: le të rrjedhin lot sytë e mi natë e ditë pa pushim, se e theu, e copëtoi virgjëreshën, bijën e popullit tim, plaga dhe sëmundja e rëndë.
18
Nëse dal në arë, ja, të therurit me shpatë. Nëse hyj në qytet, ja, të vdekurit prej urisë. Edhe profeti, edhe prifti, sillen nëpër vend e s'dinë.
19
A e ke hedhur tej Judën? A të neveritet Sioni? Pse na ke goditur e s'ka shërim për ne? Prisnim paqen, por nuk ka mirësi, kohën e shërimit, por, ja, tmerr.
20
E pranojmë, o Zot, paudhësinë tonë e fajin e etërve tanë, se kemi mëkatuar kundër teje.
21
Mos na përbuz, për hir të emrit tënd, mos e përçmo fronin e lavdisë sate, kujtohu e mos e thyej besëlidhjen me ne.
22
A ka ndër idhujt e kombeve ndonjë që mund të sjellë shiun? A e lëshojnë qiejt vetë shtrëngatën? A nuk je ti ai, o Zot, Perëndia ynë? Ne shpresojmë te ti, se të gjitha këto ti i ke bërë».
← Chapter 13
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 30
Chapter 31
Chapter 32
Chapter 33
Chapter 34
Chapter 35
Chapter 36
Chapter 37
Chapter 38
Chapter 39
Chapter 40
Chapter 41
Chapter 42
Chapter 43
Chapter 44
Chapter 45
Chapter 46
Chapter 47
Chapter 48
Chapter 49
Chapter 50
Chapter 51
Chapter 52
Chapter 15 →
All chapters:
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31
32
33
34
35
36
37
38
39
40
41
42
43
44
45
46
47
48
49
50
51
52