bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 2018
/
Jeremiah 29
Jeremiah 29
Albanian 2018
← Chapter 28
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 30
Chapter 31
Chapter 32
Chapter 33
Chapter 34
Chapter 35
Chapter 36
Chapter 37
Chapter 38
Chapter 39
Chapter 40
Chapter 41
Chapter 42
Chapter 43
Chapter 44
Chapter 45
Chapter 46
Chapter 47
Chapter 48
Chapter 49
Chapter 50
Chapter 51
Chapter 52
Chapter 30 →
1
Këto janë fjalët e letrës që profeti Jeremi i dërgoi nga Jerusalemi tepricës së pleqve të shpërngulur, priftërinjve, profetëve e mbarë popullit, që Nabukodonosori i kishte shpërngulur nga Jerusalemi në Babiloni,
2
pasi kishin ikur nga Jerusalemi mbreti Jehonjah, nëna mbretëreshë, eunukët, prijësit e Judës e të Jerusalemit, zejtarët e farkëtarët.
3
E dërgoi me anë të Eleasahut, birit të Shafanit, dhe të Gemariahut, birit të Hilkiahut, të cilin Sedekia, mbreti i Judës, e dërgoi në Babiloni, te Nabukodonosori, mbreti i Babilonisë. Në të thuhej:
4
«Kështu u thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit, të gjithë të shpërngulurve, që unë i shpërngula nga Jerusalemi në Babiloni:
5
ndërtoni shtëpi e banoni në to, mbillni kopshte e hani frytet;
6
merrni gra e lindni bij e bija, merrni gra për bijtë tuaj e jepuani burrave bijat tuaja, që të lindin bij e bija. Shumohuni atje e mos fironi.
7
Kërkoni paqen në vendin ku ju kam shpërngulur e lutjuni Zotit për të, sepse prej paqes së tij rrjedh paqja juaj.
8
Kështu thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit: të mos ju mashtrojnë profetët që janë mes jush e as falltarët tuaj. Mos u vini vesh ëndrrave që shohin ata,
9
sepse profetizojnë në rrenë në emrin tim. Ata nuk i kam dërguar unë, kumton Zoti.
10
Prandaj, kështu thotë Zoti: pasi të mbushen plot shtatëdhjetë vjet në Babiloni, do të vij te ju e do ta plotësoj për ju premtimin e mirë për t'ju kthyer në këtë vend.
11
Unë i njoh shestimet e mia për ju, kumton Zoti. Janë shestime paqeje e jo zezone, për t'ju dhënë të ardhme e shpresë.
12
Ju do të më thërrisni, do të vini e do të më luteni e unë do t'ju dëgjoj.
13
Do të më kërkoni e do të më gjeni, sepse do të më kërkoni me gjithë zemër,
14
prandaj unë do t'ju lejoj të më gjeni, kumton Zoti. Do t'i kthej robërit tuaj dhe do t'ju mbledh nga të gjitha kombet e prej të gjitha vendeve ku ju kam dëbuar, kumton Zoti. Do t'ju kthej në vendin prej nga ju kam shpërngulur.
15
Se ju thoni: “ Zoti ngriti profetë për ne në Babiloni”.
16
Mirëpo kështu thotë Zoti për mbretin, që rri mbi fronin e Davidit e për mbarë popullin, që banon në këtë qytet, për vëllezërit tuaj, që nuk dolën e nuk u shpërngulën me ju:
17
kështu thotë Zoti i ushtrive: ja, do të dërgoj kundër tyre shpatën, urinë e murtajën dhe do t'i bëj si fiqtë e kalbur, që janë aq të prishur, sa nuk mund të hahen.
18
Do t'i ndjek me shpatë, me uri e murtajë. Do t'i bëj tmerrin e të gjithë mbretërive të tokës, mallkim, mbeturinë, tallje e poshtërim ndër të gjitha kombet ku i kam dëbuar,
19
se nuk i dëgjuan fjalët e mia, kumton Zoti, kur u dërgoja pareshtur shërbëtorët e mi, profetët, e ata nuk i dëgjonin, kumton Zoti.
20
Por ju, të gjithë të shpërngulurit, që ju kam dërguar nga Jerusalemi në Babiloni, dëgjojeni fjalën e Zotit!
21
Kështu thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit, në lidhje me Ahabin, birin e Kolajahut, dhe me Sedekinë, birin e Masejahut, që profetizojnë në rrenë për ju në emrin tim: ja, do t'ia lë në dorë Nabukodonosorit, mbretit të Babilonisë, dhe ai do t'i vrasë para syve tuaj.
22
Do të dalë prej tyre një mallkim për të gjithë të shpërngulurit e Judës në Babiloni, që thotë: “Ta bëftë Zoti si Sedekisë e Ahabit që i poqi në zjarr mbreti i Babilonisë!”.
23
Ata kanë bërë poshtërsi në Jerusalem, kanë kurvëruar me gratë e të afërtve, kanë folur fjalë të rreme në emrin tim, që unë nuk i kisha urdhëruar. Unë vetë e di mirë e jam dëshmitar, kumton Zoti ».
24
Shemajah Nehelamitit do t'i thuash:
25
«Kështu thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit: ti i ke dërguar letra në emrin tënd të gjithë popullit në Jerusalem, Sofonisë, birit të Masejahut, dhe priftërinjve të tjerë, duke u thënë:
26
Zoti të bëri ty prift në vend të priftit Jehojada, që të ishe përgjegjës në tempullin e Zotit për çdo të marrë që profetizon, duke e vënë nën pranga e nën vargonj.
27
Atëherë pse nuk e qortove Jereminë prej Anatotit që profetizon për ju?
28
Se ai na çoi fjalë në Babiloni e na tha: “Do të shkojë gjatë. Ndërtoni shtëpi e banoni në to, mbillni kopshte e hani frytet e tyre”».
29
Prifti Sofoni e lexoi këtë letër në praninë e profetit Jeremi
30
dhe fjala e Zotit iu drejtua Jeremisë:
31
«Çoju fjalë të gjithë të shpërngulurve e thuaju: “Kështu thotë Zoti për Shemajah Nehelamitin: Shemajahu ka profetizuar për ju pa e dërguar unë e ju ka bërë t'i besoni gënjeshtrës.
32
Prandaj, kështu thotë Zoti: ja, do ta ndëshkoj Shemajah Nehelamitin dhe pasardhësit e tij. Askush prej të tijve nuk do të banojë mes këtij populli, as do ta shohë të mirën, që unë do t'i bëj popullit tim, kumton Zoti, sepse shpalli kryeneçësi kundër Zotit ”».
← Chapter 28
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 30
Chapter 31
Chapter 32
Chapter 33
Chapter 34
Chapter 35
Chapter 36
Chapter 37
Chapter 38
Chapter 39
Chapter 40
Chapter 41
Chapter 42
Chapter 43
Chapter 44
Chapter 45
Chapter 46
Chapter 47
Chapter 48
Chapter 49
Chapter 50
Chapter 51
Chapter 52
Chapter 30 →
All chapters:
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31
32
33
34
35
36
37
38
39
40
41
42
43
44
45
46
47
48
49
50
51
52