bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 2018
/
Jeremiah 39
Jeremiah 39
Albanian 2018
← Chapter 38
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 30
Chapter 31
Chapter 32
Chapter 33
Chapter 34
Chapter 35
Chapter 36
Chapter 37
Chapter 38
Chapter 39
Chapter 40
Chapter 41
Chapter 42
Chapter 43
Chapter 44
Chapter 45
Chapter 46
Chapter 47
Chapter 48
Chapter 49
Chapter 50
Chapter 51
Chapter 52
Chapter 40 →
1
Në muajin e dhjetë të vitit të nëntë të Sedekisë, mbretit të Judës, Nabukodonosori, mbreti i Babilonisë, mbërriti në Jerusalem me tërë ushtrinë e vet dhe e pushtoi.
2
Në vitin e njëmbëdhjetë të Sedekisë, në muajin e katërt, në ditën e nëntë të muajit, u hap një e çarë në qytet
3
dhe hynë të gjithë prijësit e mbretit të Babilonisë e zunë vend në portën e mesme: Nergal Sareceri, Samgar Nebu Sarsekimi nga Rab Sarisi, Nergal Sareceri nga Rab Magu dhe të gjithë prijësit e tjerë të mbretit të Babilonisë.
4
Kur i panë, Sedekia, mbreti i Judës dhe të gjithë luftëtarët, morën arratinë dhe dolën nga qyteti natën, rrugës së kopshtit të mbretit, nëpër portën mes dy mureve. Morën udhën e Arabasë,
5
por ushtria e kaldenjve i ndoqi. E zunë Sedekinë në stepat e Jerikosë, e kapën dhe e sollën në Riblah, në dheun e Hamatit, te Nabukodonosori, mbreti i Babilonisë, i cili shpalli vendimin.
6
Mbreti i Babilonisë i theri bijtë e Sedekisë në Riblah, para syve të tij. Mbreti i Babilonisë theri edhe të gjithë fisnikët e Judës.
7
Pastaj ia nxori sytë Sedekisë dhe e lidhi me vargonj, për ta çuar në Babiloni.
8
Kaldenjtë dogjën pallatin mbretëror dhe shtëpitë e popullit, ndërsa muret e Jerusalemit i shembën.
9
Nebuzaradani, kryerojtari, shpërnguli në Babiloni pjesën tjetër të popullit, ata që kishin mbetur në qytet, dhe të dorëzuarit që i kishin rënë në dorë.
10
Nebuzaradani, kryerojtari, la në dheun e Judës skamnorët, që nuk zotëronin asgjë, dhe u dha, në atë kohë, vreshta e ara.
11
Nabukodonosori, mbreti i Babilonisë, i kishte dhënë këtë urdhër për Jereminë Nebuzaradanit, kryerojtarit:
12
«Merre, mbaje nën kujdes e mos i bëj asnjë të keqe, por sillu me të siç të thotë ai vetë».
13
Atëherë Nebuzaradani, kryerojtari, Nebushazbani nga Rab Sari, Nergal Sareceri nga Rab Magu dhe të gjithë krerët e mbretit të Babilonisë
14
dërguan njerëz për ta marrë Jereminë nga tremja e burgut dhe ia lanë Gedaliahut, birit të Ahikamit, të birit të Shafanit, që ta merrte në shtëpi. Kështu, ai jetoi mes popullit.
15
Jeremisë i ishte drejtuar fjala e Zotit, kur kishte qenë ende në tremen e burgut:
16
«Shko e thuaji Ebedmelekut, kushitit, se kështu thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit: ja, do t'i përmbush për keq e jo për mirë fjalët e mia kundër këtij qyteti dhe do të ndodhin para teje atë ditë.
17
Por unë do të të liroj atë ditë, kumton Zoti, e nuk do t'u biesh në dorë njerëzve prej të cilëve ke frikë,
18
se unë do të të shpëtoj. Nuk do të biesh prej shpatës, por do të përfitosh shpirtin si plaçkë, sepse besove në mua, kumton Zoti ».
← Chapter 38
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 30
Chapter 31
Chapter 32
Chapter 33
Chapter 34
Chapter 35
Chapter 36
Chapter 37
Chapter 38
Chapter 39
Chapter 40
Chapter 41
Chapter 42
Chapter 43
Chapter 44
Chapter 45
Chapter 46
Chapter 47
Chapter 48
Chapter 49
Chapter 50
Chapter 51
Chapter 52
Chapter 40 →
All chapters:
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31
32
33
34
35
36
37
38
39
40
41
42
43
44
45
46
47
48
49
50
51
52