bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 2018
/
Jeremiah 4
Jeremiah 4
Albanian 2018
← Chapter 3
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 30
Chapter 31
Chapter 32
Chapter 33
Chapter 34
Chapter 35
Chapter 36
Chapter 37
Chapter 38
Chapter 39
Chapter 40
Chapter 41
Chapter 42
Chapter 43
Chapter 44
Chapter 45
Chapter 46
Chapter 47
Chapter 48
Chapter 49
Chapter 50
Chapter 51
Chapter 52
Chapter 5 →
1
«Nëse do të kthehesh, o Izrael, kumton Zoti, tek unë kthehu. Nëse i flak prej meje pështirësitë e tua e nuk bredh,
2
e nëse betohesh: “Pasha Zotin!”, me vërtetësi, me drejtësi e me të drejtë, falë tij kombet do të bekohen, falë tij do të mburren.
3
Kështu u thotë Zoti njerëzve të Judës e të Jerusalemit: hapni tokë të re e mos mbillni ndër ferra.
4
Rrethprituni për Zotin, flakeni lafshën prej zemrës, o njerëzit e Judës e banorët e Jerusalemit, që të mos flakërojë si zjarr zemërimi im e të mos djegë pa u shuar, për shkak të bëmave tuaja të liga».
5
«Njoftoni nëpër Judë, le të merret vesh në Jerusalem e shpallni: bini borisë nëpër vend, bërtitni fort e thoni: mblidhuni, të hyjmë në qytetet e fortifikuara!
6
Lartësoni një shenjë drejt Sionit, merrni arratinë e mos ngurroni, se nga veriu po e sjell mjerimin dhe rrënimin e madh.
7
Luani u ngrit nga strofulli i vet, doli për udhë rrënimtari i kombeve, doli nga vendi i tij për ta shkretuar vendin tuaj. Qytetet tuaja, rrënoja pa banorë do të jenë.
8
Prandaj mbulohuni me grathore, vajtoni e vini kujën, se nuk do të zmbrapset zemërimi flakërues i Zotit.
9
Atë ditë, kumton Zoti, do t'i lëshojë zemra mbretin dhe princat. Priftërinjtë do të çoroditen dhe profetët do të trullosen.
10
Unë thashë: “Ah, Zot, Zoti im, me të vërtetë e paske gënjyer këtë popull dhe Jerusalemin, kur i the: ‘Do të keni paqe’, por ja që shpata mbërriti në gurmaz”.
11
Në atë kohë do t'i thuhet këtij populli dhe Jerusalemit: “Drejt bijës së popullit tim fryn era përzhitëse e pllajave të shkretëtirës, por jo për të hedhur e as për të pastruar.
12
Një erë rrëmbyese po vjen për mua. Tani edhe unë do të flas në gjyq kundër tyre”.
13
Ja, ai përparon si reja, porsi stuhia karrocat e tij. Kuajt e tij janë më të shpejtë se shqiponjat. Mjerë ne, se morëm fund.
14
Pastroje zemrën nga ligësia, Jerusalem, që të shpëtosh. Deri kur do t'i mbash në gji mendimet e tua të mbrapshta?
15
Se një zë lajmëron nga Dani, nga kodrat e Efraimit ai shpall mjerimin.
16
Kujtojuani kombeve, njoftojeni Jerusalemin: pushtuesit po vijnë nga një dhe i largët, kundër qyteteve të Judës lëshojnë klithma.
17
E kanë rrethuar si rojat e arës, se ngriti krye kundër meje, kumton Zoti.
18
Sjellja jote dhe veprat e tua ta bënë këtë. Ky është fati yt i hidhur që të ka mbërritur deri në zemër».
19
«U përvëlova, u përvëlova! U kapita. Po më plas zemra, po më dridhet zemra. Nuk mund të hesht, se dëgjova zërin e borisë, kushtrimin e betejës.
20
Rrënim përmbi rrënim lajmërohet, se mbarë dheu do të rrënohet. Befas tendat e mia u rrënuan e pëlhurat e mia në një çast.
21
Deri kur do ta shikoj flamurin e do të dëgjoj zërin e borisë?
22
Se i çmendur është populli im e nuk më njeh. Janë bij të marrë që nuk kuptojnë. Janë të zgjuar për të bërë të keqen, por të mirën nuk dinë ta bëjnë.
23
Shikova tokën dhe, ja, e shkretë dhe e zbrazët. Edhe qiellin, por nuk kishte ndriçues.
24
Shikova malet, dhe, ja, ato dridhen, të gjitha kodrat lëkunden.
25
Shikova dhe, ja, nuk ka njeri, shpendët e qiellit kanë ikur të tërë.
26
Shikova dhe, ja, toka pjellore ishte e shkretë, të gjitha qytetet e saj ishin shembur para Zotit, para zemërimit të tij përcëllues.
27
Sepse kështu thotë Zoti: “Mbarë toka do të rrënohet, por nuk do ta zhbij krejt.
28
Prandaj, toka do të mbajë zi e qielli përsipër do të ngryset, se fola e vendosa e nuk do të pendohem, as do të tërhiqem”.
29
Nga zëri i kalorësit dhe i harkëtarit çdo qytet merr arratinë, çajnë nëpër shkurre, ngjiten nëpër shkëmbinj, çdo qytet braktiset, asnjë banor nuk mbetet.
30
Po ti, o e shkretuar, çfarë do të bësh? Edhe sikur të vishesh me purpur, edhe sikur të stolisesh me ar, edhe sikur t'i lyesh sytë, që të të duken të mëdhenj, kot zbukurohesh. Dashnorët e tu do të të përçmojnë, ata kërkojnë të të marrin shpirtin.
31
Dëgjova një zë si ai i gruas në dhimbje, një ankim, si i asaj që lind për herë të parë: është zëri i bijës së Sionit, që gulçon e shtrin duart: “Mjerë unë! Po më fiket shpirti për shkak të vrastarëve”».
← Chapter 3
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 30
Chapter 31
Chapter 32
Chapter 33
Chapter 34
Chapter 35
Chapter 36
Chapter 37
Chapter 38
Chapter 39
Chapter 40
Chapter 41
Chapter 42
Chapter 43
Chapter 44
Chapter 45
Chapter 46
Chapter 47
Chapter 48
Chapter 49
Chapter 50
Chapter 51
Chapter 52
Chapter 5 →
All chapters:
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31
32
33
34
35
36
37
38
39
40
41
42
43
44
45
46
47
48
49
50
51
52