bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian 2018
/
Jeremiah 43
Jeremiah 43
Albanian 2018
← Chapter 42
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 30
Chapter 31
Chapter 32
Chapter 33
Chapter 34
Chapter 35
Chapter 36
Chapter 37
Chapter 38
Chapter 39
Chapter 40
Chapter 41
Chapter 42
Chapter 43
Chapter 44
Chapter 45
Chapter 46
Chapter 47
Chapter 48
Chapter 49
Chapter 50
Chapter 51
Chapter 52
Chapter 44 →
1
Kur Jeremia përfundoi së thëni para mbarë popullit të gjitha fjalët e Zotit, Perëndisë së tyre, të gjitha ato fjalë me të cilat Zoti, Perëndia i tyre, e kishte dërguar tek ata,
2
Azarjahu, biri i Hoshajahut, Johanani, biri i Kareahut, dhe të gjithë burrat kryeneçë i thanë Jeremisë: «Po na tregon gënjeshtra. Nuk të dërgoi Zoti, Perëndia ynë, për të na thënë: “Mos shkoni në Egjipt për të banuar atje”,
3
por Baruku, biri i Neriahut, të dërgoi kundër nesh, për të na lënë në dorë të kaldenjve, që të na vrasin e të na shpërngulin në Babiloni».
4
Johanani, biri i Kareahut, të gjithë prijësit ushtarakë e mbarë populli nuk e dëgjuan zërin e Zotit për të ndenjur në tokën e Judës.
5
Atëherë Johanani, biri i Kareahut, bashkë me të gjithë prijësit ushtarakë, mblodhën të gjithë pjesën e mbetur të popullit të Judës, që ishin kthyer për të banuar në tokën e Judës nga të gjitha kombet ku kishin qenë të dëbuar,
6
burrat, gratë, fëmijët, bijat e mbretit e këdo që Nebuzaradani, kryerojtari, kishte lënë me Gedaliahun, birin e Ahikamit, të birit të Shafanit, përfshirë profetin Jeremi e Barukun, birin e Neriahut.
7
Ata shkuan në dheun e Egjiptit, se nuk e dëgjuan zërin e Zotit, e mbërritën në Tahpanhes.
8
Atëherë fjala e Zotit iu drejtua Jeremisë në Tahpanhes:
9
«Merr në dorë gurë të mëdhenj e mbuloji me llaç, në shtrojën që gjendet në hyrje të pallatit të faraonit, në Tahpanhes, para syve të judenjve.
10
Pastaj thuaju: kështu thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit: ja, do të dërgoj e të marr Nabukodonosorin, mbretin e Babilonisë, shërbëtorin tim, dhe do ta vendos fronin e tij mbi këta gurë, që mbulova, e mbi ta ai do të shtrijë tendën e vet.
11
Ai do të vijë e do ta godasë tokën e Egjiptit, që të vdesin ata që janë për vdekje, të robërohen ata që janë për robërim e të theren me shpatë ata që janë për shpatë.
12
Ai do t'u vërë zjarrin tempujve të perëndive të Egjiptit, do t'i djegë e do t'i robërojë. Ai do ta pastrojë dheun e Egjiptit siç pastron bariu gunën nga pleshtat e do të shkojë që andej i kënaqur.
13
Do t'i copëtojë përmendoret e tempullit të diellit në dheun e Egjiptit dhe do t'u vërë zjarrin tempujve të perëndive të Egjiptit».
← Chapter 42
Jump to:
Chapter 1
Chapter 2
Chapter 3
Chapter 4
Chapter 5
Chapter 6
Chapter 7
Chapter 8
Chapter 9
Chapter 10
Chapter 11
Chapter 12
Chapter 13
Chapter 14
Chapter 15
Chapter 16
Chapter 17
Chapter 18
Chapter 19
Chapter 20
Chapter 21
Chapter 22
Chapter 23
Chapter 24
Chapter 25
Chapter 26
Chapter 27
Chapter 28
Chapter 29
Chapter 30
Chapter 31
Chapter 32
Chapter 33
Chapter 34
Chapter 35
Chapter 36
Chapter 37
Chapter 38
Chapter 39
Chapter 40
Chapter 41
Chapter 42
Chapter 43
Chapter 44
Chapter 45
Chapter 46
Chapter 47
Chapter 48
Chapter 49
Chapter 50
Chapter 51
Chapter 52
Chapter 44 →
All chapters:
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31
32
33
34
35
36
37
38
39
40
41
42
43
44
45
46
47
48
49
50
51
52